Athinë, 18 korrik - Alket Rizai, i burgosuri shqiptar i cili është arratisur nga burgjet e Greqisë në mënyrë spektakolare ka kërcënuar sërish së do të arratiset në emër të padrejtësisë qi i është bërë atij dhe gjithë shqiptarëve
“Do të arratisem në emër të padrejtësisë që më bëhet mua dhe të gjithë shqiptarëve..."
Alket Rizai, është arratisur më parë në mënyrë spektakolare me helikopter nga burgu i Koridhalosit në Greqi, një burg i sigurisë së lartë, por sërish ka rënë në pangat e policisë.
I gjendur në një tjetër burg të së njëjtës siguri në shtetit helen Alket Rizai flet për të parën herë publikisht, ne nje interviste ekskluzive për GSH, mbi jetën e tij jashtë dhe brenda qelisë.
Nga burgu i Grevenasë, djali nga Ballshi zbulon arratisjen e radhës, hakmarrjen ndaj të "mëdhenjve" të shtetit grek, të vërtetat e pathëna mbi dy arratisjet e bujshme me helikopter si dhe pozicionin e tij në dy vrasjet e bujshme që policia greke akuzoi drejtpërdrejt Rizain.
Ai rrëfen marrëdhënien e tij me Vasilis Paleokostas, vëllain e një prej emrave më të njohur të krimit grek si dhe dashurinë e shpallur me gruan greke që e shoqëroi në arratinë e dytë.


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.