alt
Prishtinë, 30 shtator - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në trembëdhjetë vjetorin e vrasjes së tij, është përkujtuar Ass dr Shpëtim Robaj, i cili më 1998, në fshatin Likoc , kishte rënë në rrugë të minuar dhe  pas  palgëve nuk kishte mundur tu mbijetonte.
Në përkutim të tij prezentë ishin, miq, kolegë dhe familjarë të tij, të cilët evokuan kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij.
Në emër të punëtorëve të  Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, fjalë rasti mbajti Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzkeutiv, i cili  paraqiti një biografi të shkurtër të Dr Shpëtim Robaj.
“Dr Shpëtim Robaj u lind më 15 Tetor 1957 në Prizren,shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaron në Prishtinë, përderisa më 1983 mbaron Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.  Pastaj fillon specializimin në Rijekë të Kroacisë, e përfundon në Shkup më 1988. Më 1988 u  zgjedh asisten në Katedrën e Kirurgjisë dhe Anestezionit Më 1990 dëbohet nga puna”, tha pas tjerash dr Emini.
Sipas tij, përkundër gjendjes së vështirë dhe presioneve të vazhdueshme që kishte nga pushtuesit, Dr Robaj, s’u ndalë në kërkim të dijes dhe me përkushtim  ndihmonte pacientët dhe studentët e rinj, edhe pse  kushtet në të cilat punohej ishin tejet të vështira.
Tek busti i  tij, i cili ndodhet në oborrin e QKUK-së,  në emër të punëtorëve të QKUK-së, dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv, vendosi një kurorë me lule të freskëta.
Në emër të familjarëve, të pranishmit i përshëndeti  Z. Zeqir Robaj, babai i  dr Shpëtim Robajt, i cili falënderoi të gjithë kolegët dhe miqtë  për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin në kujtim të figurës së Dr Shpërtim Robaj./Qendra/



Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.