Lubjanë, 26 qershor – Pikërisht para 20 vjetësh nisi lufta në hapësirat e ish-Jugosllavisë, pikërisht kur Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ), në 26 qershor të vitit 1991 në orët e vona të natës nisi sulmin kundër Sllovenisë.
Sllovenia ka shpallur pavarësinë  më 25 qershor të vitit 1991,,ndonëse paraprakisht kishte lajmëruar se kjo do të ndodhë nj ditë më vonë. Ky dallim në ditë ka qenë element kyç për krijimin përparësisë në konfliktin pritur.  Qeveria sllovene kishte pritur se APJ do të reagonte një ditë pas shpalljes së pavarësisë, apo menjëherë pas shpalljes së vendimit. Duke krijuar përparësi prej 24 orësh, sllovenët befasuan autoritetet jugosllave, të cilët kishin caktuar datën 26 qershor kur do të ndërmarrin veprime konkrete.
Ndonëse APJ ishte kundër pavarësisë së Sllovenisë,  ishte e ndarë në atë se çfarë duhet ndërmarrë. Shefi i shtabit të përgjithshëm Blagoje Axhiq ishte ithtarë i një akroni të gjerë, me qëllim të elemenimit të udhëheqjes sllovene.  Ministri i mbrojtjet Veljko Kadijeviq insistonte për qasje të kujdesshme- demonstrimi i forcës që të detyroj udhëheqjen sllovene ta tërheq vendimin për pavarësi. Pas debateve, fitoj opsioni i këitj të dytit.
Lufta dhjetëditëshe formalisht  ka përfunduar me Marrëveshjen e Brioneve. Udhëheqja sllovene dhe kroate  u deklaruan për pavarësi. Kushtet kanë qenë tepër të volitshme për sllovenët – u morën vesh që Sllovenia dhe Kroacia ta shtyjnë shpalljen e pavarësisë edhe për tre muaj, që nuk kishte ndikim praktik, kurse policia dhe mbrojtja territoriale sllovene njihen sovrane në tërë territorin e shtetit të ri.
Trupat e APJ përfundimisht nga Sllovenia u tërhoqën më 26 tetor të po këtij viti. Në anën sllovene kishte 18 të vrarë dhe 183 të plagosur, kurse të APJ-së, 44 të vrarë dhe 146 të plagosur.  (Qendra.info)




Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.