Prishtine, 13 qershor - Sipas raportit të tremujorit të parë të këtij viti të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), norma mesatare e interesit në kredi, që aplikohet nga bankat komerciale në vend, ka arritur në 14.7 për qind, krahasuar me 14.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa normat e interesit në depozita kanë rënë në 3.4 për qind, krahas 3.8 për qind sa kanë qenë në tremujor vitin e kaluar.

”Diferenca ndërmjet normave të interesit në kredi dhe normave të interesit në depozita në tremujorin e parë të vitit 2011 ishte 11.3 për qind”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.
Ekspertët e ekonomisë thonë se bankat komerciale në vend janë duke e shfrytëzuar mungesën e cash-it në vend, prandaj po aplikojnë norma të larta të interesit, sidomos në kredi.

“Bankat po e shfrytëzojnë mungesën e cash-it në vend, prandaj po aplikojnë kamata të larta në kredi. Kreditë që jepen nga bankat duhet të jenë në funksion të zhvillimit të biznesit, e jo të ngufatjes së tyre”, shprehet Berat Rukiqi, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës.

Sipas tij, bankat po e shfrytëzojnë situatën që të aplikojnë kamata të larta në kredi në një moment adekuat për vendin, ndonëse kamatat e tilla janë pengesë për zhvillim.
Rukiqi sqaron se kreditë që merren nga bankat kryesisht po shfrytëzohen për aktivitete të tregtisë, aktivitete afatshkurtra, e jo për aktivitete afatgjate.
Numri dy i OEK-ut pohon se në Kosovë mungojnë aktivitetet e financimit, kështu që është e nevojshme të funksionojë tregu i kapitalit.
Në lidhje me kamatat e larta në kredi, që aplikohen nga bankat komerciale, Alejtin Berisha nga universiteti “Universum” thotë se Qeveria e Kosovës pikë së pari duhet ta bëjë rregullimin e tregut bankar dhe ta zhvillojë tregun e kapitalit, në mënyrë që të krijohen alternativa të reja të financimit. Ai po ashtu thotë se Komisioni i Konkurrencës duhet të jetë më aktiv në hetimin e marrëveshjeve të fshehta të mundshme mes bankave, pasi që, siç thotë ai, normat e interesit në kredi janë jashtëzakonisht të larta.

“Kamatat në kredi janë jashtëzakonisht të larta në Kosovë. Asnjë biznes nuk mund të ketë profit me kamatë vjetore prej 15% në kredi, prandaj shumë biznese punojnë vetëm për banka”, shprehet Berisha.Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, më herët është shprehur i pakënaqur me kamatat e larta në kredi që aplikohen nga bankat.

Përndryshe, në tremujorin e parë 2011, sipas BQK-së, sistemi bankar i Kosovës realizoi fitim të pastër në vlerë prej 5.4 milionë euro, i cili është për 23 për qind më i ulët krahasuar me profitin e realizuar një vit më parë. Në zvogëlimin e profitit të sistemit bankar gjatë kësaj periudhe ka ndikuar rritja më e shpejtë e shpenzimeve, në krahasim me rritjen e të hyrave të bankave komerciale.Në kuadër të shpenzimeve të sistemit bankar, kategoritë që më së shumti kontribuuan në rritjen e nivelit të përgjithshëm të shpenzimeve ishin shpenzimet e jointeresit dhe shpenzimet për provizione. /zeri/


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.

‘Kosova ka bërë progres në zbatimin e decentralizimit fiskal’

30 shtator 2014.- Decentralizimi fiskal në Kosovë mbetet një prioritet kryesorë politik. E gjatë tri viteve të fundit, Kosova ka bërë një progres të… Lexo të plotë

“Një bursë Shqipëri-Kosovë”

Tiranë, 28 shtator 2014.- Në kohën që kredia për ekonominë prej më shumë se një viti po shënon rënie, ekspertët kërkojnë krijimin e një burse rajonale. Visar… Lexo të plotë

Investitorët ikin nga Kosova, ngërçi politik sinjal negativ

28 shtator 2014.- Kosova mbetet një vrimë e zezë për investitorët evropian të cilët kanë renome. Ndërsa, pasiguria dhe ngërçi politik, janë sinjale negative që… Lexo të plotë

Mbyllet panairi i produkteve bujqësore dhe agroindustariale

27 shtator 2014.- Është mbyllur panairi i produkteve bujqësore dhe agro-industriale në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj. Ky panair është vlerësuar që ka… Lexo të plotë

Javë e suksesshme e Doganës së Kosovës

Prishtinë 27 shtator 2014 – Dogana e Kosovës permes nje kumtese per media, njofton se “gjatë javës së kaluar arriti rezultate të mira në mbledhjen e të… Lexo të plotë

Turizmi në Kosovë, pa mbështetje të institucioneve

Prishtinë, 27 shtator 2014.-Dita Botërore e Turizmit e gjen Kosovën ende pa Ministri të Turizmit dhe një gjendje jo të mirë, e kjo e gjitha si rezultat i… Lexo të plotë

Haradinaj: Prodhuesit vendor i kanë avancuar produktet

Prishtinë, 26 shtator 2014.- ​Biznese familjare, e Kompani të ndryshme vendore janë duke e bërë prezantimin e produkteve të tyre para vizitorëve në Qendrën e… Lexo të plotë

Krizë për rrymë, punon vetëm një bllok!

25 shtator 2014 (23.00).- Sot gjatë orëve të pasdite, KEK-ut i ka dalë nga puna një njësi gjeneruese B2 në termocentralin B të KEK. Sipas një njoftimi të… Lexo të plotë

Për dy ditë 21 mijë nënshkrime kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Prishtinë,25 shtator 2014.- Interesimi i qytetarëve për të nënshkruar peticionin me anë të së cilit kundërshtojnë shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike,… Lexo të plotë

Tiranë: Panairi i Agrobiznesit – mbi 50 kompani pjesëmarrëse

25 shtator 2014.- Mbi 50 kompani nga të gjitha trojet shqiptare po marrin pjesë në Panairin e Agrobiznesit X në Tiranë. “Unë konsumoj shqip, po ti?” është… Lexo të plotë

EKONOMI

Ngritet çmimi i ndërtimit

25.09.2014.- Indeksi i Kostos së Ndërtimit në Kosovë është rrit për 0.2% në tre mujorin e dytë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjt të vitit 2013.… Lexo të plotë

VV: Privatizimi i Fabrikës IGK “Ballkani”, i jashtëligjshëm

25 shtator 2014.- Lëvizja Vetëvendosje mbështet grevën e punëtorëve të Fabrikës IGK “Ballkan” në Therandë, të cilët tash e një vit po qëndrojnë të palëkundur… Lexo të plotë

Indeksi i Konkurrencës jep rezultate të prekshme në Komuna

25 shtator 2014.- Agjencioni UBO Consulting, së bashku më përfaqësues të USAID-it, kanë prezantuar rezultatet e sondazhit të Indeksit të Konkurrencës në… Lexo të plotë

Përurohet fillimi i punimeve në rrugën Deçan-Plavë

25 shtator 2014.- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi do të përurojë sot fillimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. Ndërtimi i kësaj rruge është… Lexo të plotë

Sot në Tiranë hapet panairi ‘Agrobiznes 2014’

25 shtator 2014.- Organizuar nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Ministria e Bujqësisë, Bashkia Tiranë, Komunat e Kosovë,… Lexo të plotë

Është hapur panairi bujqësor dhe agro-industrial

Prishtinë, 24 shtator 2014.- Është bërë hapja e panairit të produkteve bujqësore dhe agro- industriale në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj , panair ky ku… Lexo të plotë

Sot hapet Panairi i Produkteve Bujqësore

24 shtator 2014.- Sot në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj, zyrtarisht hapet Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale ‘’Prishtina 2014’’.… Lexo të plotë