VV: Nuk do t qndrojm 48 or pran Qeveris

Lajmi për protestën e së mërkurës se Lëvizja Vetëvendosje së bashku me protestuesit do të qëndrojnë 48 orë pranë Qeverisë së Kosovës, është demantuar nga zyrtarët e LVV-së. Zëdhënësi i këtij subjekti, Erzen Vraniqi, në...

EKONOMIA

Ekonomia, shtyllë qendrore e procesit të integrimit Evropian

Ekonomia
09.01.2015.- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu për të diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.Ministri Çollaku falënderoj Odën…

SPORT

Kobi Brajant udhëheq Lejkërsat drejt fitores

Sport
Këtë herë Kobi Brajant nuk gabon dhe një kosh kur duheshin 9 sekonda nga fundi i ka dhënë fitoren skuadrës së Lejkërsave, 89-88 ndaj Indianës. Një sfidë e ekuilibruar e ku për kalifornianët u dalluan Jang me 22 pikë e Brajant me 20. Një fitore të…

LIFESTYLE DHE SHOWBIZ

FOTOT/ Pushimet e nxehta të Taylor Swift

Lifestyle
Këngëtarja e njohur Taylor Swift është duke kaluar disa ditë pushimesh në Hauai.25-vjeçarja është nën shoqërinë e mikeshave të saj, duke qenë se prej kohësh ajo është single.Me këtë rast, Taylor ka ekspozuar edhe format e saj elegante. ...

KURIOZITETE

Cheap Real Jordans the reason he was Man of this Hour…

Kuriozitete
Pastry footwear is mostly constructed along the lines associated with a tennis shoe or footwear,Cheap Real Jordans. They are associated with bright colors to are prominent,air jordan pas cher. A popular shoe characteristic the particular Pastry…

Lista e zv/ministrave

 


Prishtinë, 10 mars - Astrit Haraçia i ka ndrequr punët me kryeministrin Hashim Thaçi, pasi që ky i fundit ka pranuar që ish-ministri i Kulturës të jetë pjesë e Qeverinë Thaçi 2. Haraçia do të jetë zëvendësministër i Brendshëm. Në qeverinë e re, si zëvendësministra do të jenë edhe “prurjet” e fundit të Thaçit nga gazetaria dhe shoqëria civile, Ilir Mirena dhe Petrit Selimi, si dhe të “rebeluarit” e partisë

, Xhevat Bislimi e Emin Krasniqi, kështu shkruan sot, gazeta Zëri, që thotë se mbështetet në burimet brenda partisë që e drejton Thaçi - PDK-së.
Këto burime kanë konfirmuar se përplasjet e fundit brenda këtij subjekti politik rreth emrave që pritet t’i mbajnë pozitat e zëvendësministrave janë tejkaluar dhe se partnerët e koalicionit kanë finalizuar listën për ndarjen e posteve ekzekutive, që pritet të zyrtarizohet në gjysmën e dytë të këtij muaji.
Sipas kësaj gazete, PDK do t’i ketë 15 zëvendësministra nga 30 sa pritet t’i ketë i gjithë kabinetit qeveritar dhe 5 zëvendësministra do t’i ketë Koalicioni për Kosovën e Re, ndërkaq 10 zëvendësministra janë rezervuar për partitë e pakicave.
Gazeta ka mësuar disa nga e emrat e zëvendësministrave të mundshëm nga radhët e PDK-së. Ramadan Avdiu thuhet se do të jetë zëvendësministër i Integrimeve, Berat Luzha i Bujqësisë, Bastri Musmurati për Administratë Publike, Selvije Halimi në Shëndetësi, Shemsi Veseli mendohet të dërgohet në Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Emra të tjerë nga radhët e PDK-së thuhet të jenë edhe Emin Krasniqi, Xhevat Bislimi, Petrit Selimi, Ilir Mirena, Hajredin Hyseni, të cilët ende nuk është plotësisht e sigurt se në karrigen e cilës ministri do të ulen.
“Kjo është skema e kryeministrit Hashim Thaçi për zëvendësministrat nga PDK-ja”, ka thënë një zyrtar i lartë brenda kësaj partie. Sipas tij, në njërën nga mbledhjet e Kryesisë së PDK-së, Thaçi ka lakuar emrat e lartpërmendur, të cilët do të zyrtarizohen gjatë muajit. /Qendra/

 


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.

Alternative flash content

To view this Flash you need Javascript on your browser and updated version of flash player.

Get Adobe Flash player

Prishtina Street Style

Styling Tips Ladies day out look! Topshop jumpers sweater...
The post Olis Fazliu appeared first...