Stanterg: 50 minatorë të bllokuar-jasht rrezikut

Stanterg, 22 nentor 2014.- Për më shumë se 7 orë, 50 punëtorë të Minierës “Trepça”, kanë mbetur të ngujuar apo janë bllokuar brenda në minierë, si pasojë e prishjes së makinës që përdoret për transportin e punëtorëve. Nga këtu, Klan Kosova, raporton se nuk ka asnjë punëtorë të lënduar dhe pritet që brenda një ore punëtorët të dalin jashtë…

EKONOMIA

​AKP-ja i mbet borxh ish punëtorëve të “Fapol”-it

Ekonomia
22 nentor 2014.- Ndërmarrja shoqërore “Fapol” e cila tash më është përfshirë në procesin e likuidimit me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, i la pa punë rreth 90 persona, ku shumica pre tyre, kishin punuar me vite të tëra në këtë ndërmarrje.…

SPORT

Pogba i jep fitoren Juventus-it

Sport
Juventus i pergjigjet me fitore Romes. “Zonja e Vjetër” mund në “Olimpico” Lazion me rezultatin e paster 3-0. Protagonist i ndeshjes ishte Pogba që realizoi dy herë në minutat 25’ e 64’. Nuk mungoi as argjentinasi Tevez  që shenoi  ne minuten 55’.…

LIFESTYLE DHE SHOWBIZ

Varësia ndaj kokainës mund të kurohet përmes kafes!

Lifestyle
Kafja mund të ndihmojë në trajtimin e varësisë nga kokaina.Ky është zbulimi më i fundit që është bërë nga shkencëtarët në Nju Jork.Sipas kërkimeve të bëra, kafeina bllokon ndryshimet që ndodhin në tru gjatë përdorimit të kokainës.Rezultatet janë  më…

KURIOZITETE

Cheap Real Jordans the reason he was Man of this Hour…

Kuriozitete
Pastry footwear is mostly constructed along the lines associated with a tennis shoe or footwear,Cheap Real Jordans. They are associated with bright colors to are prominent,air jordan pas cher. A popular shoe characteristic the particular Pastry…

Kredi të shtrenjta

Prishtinë, 11 mars – Bankat komerciale në Kosovë edhe më tutje mbajnë kamatat e larta  në kredi, Po ashtu, pa marrë parasyshë se rreziku nga ndonjë krizë e mundshme është shumë më i vogël se vjet, apo parvjet, ato ende vazhojnë të mbajnë politikën konservative të  kreditimit. Norma mesatare e interesit në kredi, në fund të dhjetorit, sipas raportit të Banjkës Qendrore të Kosovës, ishte 14.6 për qind, ose 0,2 pikë të për qindjes më e lartë se një vit më parë. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në depozita u zvogëlua në 3.7 për qind nga 4.3 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2009.

Rrjedhimisht, dallimi në mes të normës së interesit në kredi dhe normës në depozita  ëhstë rritur krahasuar me periudhën e para një vitit. Njohës të kësaj problematike thonë se normat e larta dhe ashpërismi i kushteve për kreditim kanë goditur zhvillimin e biznesit.  ‘’Kredimi në dy vitet e kaluara është rritur 11.3 për qind, ndërsa depozitat vetëm 7.9 përqind,  që do të thotë që kërkesa për kredi është gjithherë në rritje. Kjo tregon se klima në biznes nuk është më e mirë, meqenëse kërkesa për huazime është në rritje”, thotë për Qendra.info, Milazim Abazi, ekspert i ekonomisë.  Abazi thotë se shteti dhe BQK-ja nuk kanë ndonjë mekanizëm ndërhyrës, me qëllim që biznes të shfrytëzojë huazime me kosto më të ulët. BQK-së i mungon përgjegjësia për politikat monetare, prandaj edhe nuk mund të luaj ndonjë rol më të madh në këtë segment. Ndërsa Berat Rrukiqi, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, për Qendra.info nuke arsyeton rritjen e kamatave në kredi.

‘’ Definitivsht rritjet e kamateve janë të paarsyeshme dhe janë më të lartat në rajon.Si duket bankat janë duke e shfrytëzuar kërkesën e lartë për kredi që kanë bizneset dhe po vendosin kosto kaq të lartë të huadhënies. Kjo dëmton biznesin,  sepse shume firma janë me këto kamata të larta e kanë vështirë të hyjnë  në investime”, thotë Rukiqi.
Por, Milazim Abazi, mendon që problem kryesor është se shumica e parave publike të Kosovës mbahen jashtë sistemit bankar të Kosovës.
“Shteti dhe BQK-ja nuk është e interesuara të ulë interesat për shkak se shumica e parave publike të Kosovës, si paratë nga kusimet pensionale, privatizimit, apo  rezervat buxhetore janë jasht sistemit bankar të Kosovës. Kjo ndikon edhe në mos ardhjen e investimeve të huaja në Kosovë.  Kosovarët dhe Qeveria e Kosovës duhet ta bindin vetën se në Kosovë ia vlen të investohet para, e pastaj mund të kërkojnë investime nga jashtë”, thotë Abazi.

Ndërsa Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës nuk mendon që parat që janë jashtë vendit të investohen në sistemin bankarë të Kosovës.

“Ato para duhet të investohen në instrumente tjera ,sepse edhe nëse hyjnë në sistemin bankar të Kosovës, ato sërish do të përdoren me norma të njëjta, sepse mungesa e parasë ndikon në norma të larta. Ndërkaq, sektori bankar duhet të përballet me një konkurrencë tjetër”,  shton  Rukiqi.
Kamatat e larta, por edhe masat e tjera restriktive që kanë aplikuar bankat komerciale, kanë ndikuar që fitimi i tyre vjet të  arrijë në 36.6 milionë euro, me një rritje 44.7 për qind. Përderisa shpenzimet janë rritur vetëm 2.1 për qind, kurse të hyrat 7.8 për qind.

Pa marrë parasysh këtë bilans, megjithatë bankat komerciale  ende kanë një strutkurë të pavolitshme të depozitave, të cilat kanë ndikim shumë të madhe në kushtet e kreditimit, si edhe në normat e interesit.  Depozitat e sektorit bankar në fund të vitit ishin 1.93 miliard euro, apo 11 për qind më të larta. Burim kryesor i depozitave vazhdojnë të jenë ekonomitë familjare, me një pjesëmarrje prej 67.1 për qind, pastaj ndërmarrjet private -20.6 për qind dhe  ndërmarrjet publike - 6.5 për qind.
E papërshtatshme është edhe struktura e depozitave sipas afatit të kthimit. Të afatizuara janë 47.7 për qind të depozitave, të transferueshme - 34.6 për qind dhe ato kursimeve - 17.7 për qind.  Mirëpo, edhe depozitat e afatizuara kanë strutkrë të pavolitshme, meqenëse ato njëvjeçare marrin pjesë 76.2 për qind, në mbi dy vjet - 15.3 për qind, pasuar nga depozitat me afat maturimi deri në dy vjet - 8.5 për qind.  (Qendra.info)


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.

Alternative flash content

To view this Flash you need Javascript on your browser and updated version of flash player.

Get Adobe Flash player

Prishtina Street Style

Styling Tips Ladies day out look! Topshop jumpers sweater...
The post Olis Fazliu appeared first...