Ç’te bejme kur femija jone eshte me temperature Po nëse ka konvulsione, a duhet ta çoj menjëherë në spital apo t’i jap një shurup për temperaturë, mos duhet t’i bëj dush me ujë të vakët apo t’i telefonoj mjekut?

Këtë fjali e thur pothuajse çdo nënë apo baba. Pyetje si kjo apo të ngjashme kalojnë me mijëra herë në trurin tonë brenda disa sekondave…

Ja çfarë duhet të dini rreth temperaturës dhe si duhet të veprojmë në këto raste:

Nga vjen temperatura?

Fëmija ka temperaturë nëse vlera e nxehtësisë mesatare të trupit është mbi normalen. Nuk është një sëmundje e paraqitur veçmas, pa asnjë shkak, është një shenjë e pranisë së infeksionit në trup dhe luftës së trupit me sëmundjen. Krahas infeksioneve të cilat janë disa nga shkaktarët e temperaturës, ajo mund të ngrihet edhe në raste të tjera si ftohje, sëmundje të sistemit imunitar etj. Temperatura e lindur nga viruset dhe e shfaqur më shpesh tek fëmijët e grupmoshave 2-5 vjeç shkaktohet nga infeksionet gripale, rotavirusi, streptokokëve në fyt etj.

Si ta marr vesh nëse fëmija ka apo jo temperaturë?

Nëse fëmija ju duket pak më i nxehtë se zakonisht atëherë duhet të siguroheni duke i vënë termometrin. Vlerat më të larta se 37,5 nga goja, 38,5 nga të ndenjurat dhe 38 tek veshi i konsiderojmë temperature. Por nuk duhet të harroni dhe diçka tjetër. Ngrohtësia e lëkurës së fëmijës nuk është gjithnjë shenjë treguese e temp. Nxehtësia e trupit të fëmijëve është më e lartë se e të rriturve. Çdo fëmijë ka temperaturën e tij të trupit dhe kjo temp ndryshon në varësi të moshës, sëmundjeve, aktiviteteve dhe kohës. Prandaj për të vlerësuar drejt temperaturën duhet të njihni temperaturën normale të trupit të fëmijës suaj. Nxehtësia e trupit të fëmijës ndryshon sipas kushteve ku ndodhet fëmija por asnjëherë nuk arrin nivelin e temp së shfaqur gjatë sëmundjeve.

Çfarë mund të bëni…

Pike së pari duhet të dini se temp është shenjë e luftimit të trupit me sëmundjen. Ulja e temperaturës së fëmijës nuk do të thotë të kuroni infeksionin. Ju duhet të mundoheni të ulni temp dhe të parandaloni konvulsionet në rast të një temp të lartë.

• përdorni analgjetikët e sugjeruar nga mjeku juaj.

• përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë lëngje.

• nëse temperatura nuk është shumë e lartë dhe fëmija nuk ndihet keq, atëherë mund t’i bëni një dush me ujë vakët (29-32 gradë) pa përdorur ilaçe.

• mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta.

• zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët.

• mund t’i jepni analgjetikë. Aspirina mund të përdoret vetëm të rast temperature të shkaktuar nga infeksione jo virale.

Ka temperature por mos u shqetësoni!

Kur analizojmë një fëmijë me temperature krahas temperaturës së tij vlerësojmë dhe gjendjen e përgjithshme. Temperatura nuk është shenjë treguese sesa e rëndë është sëmundja. Temperaturë në rast të infeksioneve virale mund të shkojë deri në 39-40 gradë. Dhe krejt e kundërta sëmundje shumë serioze mund të mos shkaktojnë një temp të lartë. Por tek foshnjat 0-3 muajshe duhet të kontaktoni menjëherë doktorin nëse nxehtësia e trupit ngrihet pak mbi normalen. Tek fëmijët më të mëdhenj duhet të shihet gjendja e përgjithshme.

Nuk keni pse të frikësoheni nëse:

• fëmija është zgjuar
• është aktiv
• luan me lodra
• mund të ha dhe pijë
• mund të flejë rehat
• dhe nuk paraqet probleme në frymëmarrje

Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse paraqet këto shenja:

• veçanërisht nëse shfaqen tek fëmijët nën moshën 2 vjeç.
• nëse temp kalon 40 gradë
• fëmija qan, rënkon apo nuk ndihet mire kur e prek
• nuk e merr gjirin, biberonin apo nuk ha asgjë
• i vjen gjumë kur ka temp
• nëse vëzhgoni ndryshime në vetëdije
• shfaqen njolla të kuqe në lëkurë
• merr frymë me vështirësi
• nuk mund të gëlltitet
• ka kaluar më pare konvulsione
• nuk ndihet mirë
• ka një ngurtësim të qafës
• vjell apo ka diarre të vazhdueshme
• temperatura i ka zgjatur më shumë se 3 ditë

Gabimet e njohura si të drejta

• të lyesh trupin me alkool apo uthull
• të mos e zhveshësh nga frika se do ftohet dhe ta mbulosh edhe më trashë
• t’i japësh lëngje shumë të nxehta apo shumë të ftohta
• t’i bësh dush me ujë të ftohtë (duhet t’i bësh dush me ujë të ngrohtë)

Lexo të plotë në http://kuriozitete.al/cte-bejme-kur-femija-jone-eshte-me-temperature/


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.