Është kohë e diellit dhe e pushimeve, prandaj ndryshimi i vendit dhe i klimës mund të krijoj problem me alegjitë. Alergjia nga dielli është reakcion i lëkurës ndaj rrezeve të diellit në një spektër të caktuar, por edhe në kohë të caktuara të ditës.  Është me rëndësi të dini se reakconi i tillë, i cili quhet alergjia nga dielli, dallohet format dhe ndryshimet e tjera që paraqiten pas dillosjes.
Disa sëmundje autoimune, si eritematodes, dermatomiozitis, paraqiten si provokim nga ekspozimi ndaj diellit. Për këtë arsye personat që janë të diagnostifikuar me këto sëmundje duhet të ruhen mirë nga dielli. Qëndrimi në diell për 20 minuta, madje edhe në zonat kontinentale, mund të jetë shumë i dëmshëm.
Veçoritë klinike:  Yndyrat kozmetike, posaçërisht ato që kanë aromë intensive, parfumet, preparatet për përdorim pas rrojës, mbetjet nga shamponi dhe sapuni q nuk janë të pastruara mrë, pasi që  lëkura ekspozohet ndaj diellit shkaktojnë ndryshime që manifestohen me skuqje, kruarje dhe paraqitjen fluskave.
Alergjia nga dielli paraqitet te personat që  marrin ilaçe, posaçërisht ato për rregullimin e punës së zemrës, tensionit të gjakut, sedative dhe antibiotikë.
Mekanizmi i krijimit të kësaj alergjie edhe sot nuk dihet, por saktësisht dihet se si duken ndryshimet në lëkurën që karakterizojnë alergjinë nga dielli. Në pjesët që  i ekspozohen diellit së pari paraqitet një skuqje dhe kruarje. Pas 24 orësh paraqiten disa puçërra të imta dhe të forta me madhësi të kokrrës së orizit. Gjatë zgjërimit të procesit ato bashkohen dhe  manifestohen me kruarje edhe më të mëdha, Nëse në këtë moment ndërpreni ekspozimin ndaj diellit, dnryshimet nuk do të paraqiten shpejt. Aato do të mbesin së paku edhe për dhjetë ditë, ndërsa kruarja e lëkurës edhe më tej do të jetë e pranishme. Ndryshimet me kohë tërhiqen dhe nuk lënë shenja në lekurë.  Ndryshimet e tilla kurrë nuk paraqiten në pjesët që nuk i janë ekspozuar diellit.
Si të zbusim dhe ta shërojmë alergjinë nga dielli ?
Para së gjithash duhen analiza të hollësishme laboratorike që të  eleminohen sëmundjet shenja e para e të cilave mund  të jetë alergjia nga dielli. Pastaj, personi duhet të jetë i sigurtë se nuk merr kurrfar ilaçesh gjatë kohës derisa ka këtë alergji. Gjithahstu duhet të jeni të sigurtë se as në lëkurë nuk keni përdorë ndonjë yndyrë , e cila nën ndikimin e dnellit mund të shkaktoj alergji.  Nëse janë eleminuafr këta faktorë, atëherë jemi të sigurtë se fjala është për alergjinë nga dielli.  Në këtë rats duhen këto masa preventive:
1.    Shtatë deri në dhjetë ditë para se të nisni dilosjen të merrni ilaëet që iu përshkruan mjeku.
2.    Për ushqim përdorni më shumë karota, kajsi, kungull dhe portokaj, të cilët kanë elemente për mbrojtjen elëkurës;
3.    Gjithsesi përdorni preparate mbrojtëse kundër rrezeve UVA dhe UVB. Nuk janë të mjaftueshme vetëm mjetet që  filtrojnë rrezet e diellit, por edhe ato që bllokojnë  depërtimin e tyre në lëkurë.  Këta blokues të rrezeve të diellit, të njohur me inicialet SB,  reflektojnë rrezet nga  lekura  Pjesët q më sëhumë i skpozohen diellit i lyeni me shtresë sa më të trashë;
4.    Ekspozohuni ndaj diellin në mënyrë graduale. Në fillimi rrini nën hije, më voni dilni në diell vetëm gjatë orëve të mngjesit dhe  buzmëbrëmjes;
5.    Gjat ëëdits mrojeni lëkurën me rroba t thuërura dendur, të cilat nuk lejojnë depërtimin e rrezeve.
Leckat e ftofta:  Kur veç është paraqitur alergjia, duhet të ndërmerrni këto masa:
1.    Për qetësimin e ndryshimeve në lëkurë përdorni lecka të ftohura në ujë të rëndomtë;
2.    Për eleminimin e ndryshimeve përdorni preparate kortikosteroide. Yndyra ndikon më shpejtë dhe në mënyrë më efikase sa kremet.  (Qendra.info)


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.