Turqia është vend i pasur me destinacone për turistë, kurse disa më atraktive janë Alania, Antalia dhe Kushudasi.

Ate që Allaninë e bënë të veçantë nga pushimoret e tjera turke janë palzhet e gjata pa fund në të dy anët e qytetit, shumë hotele dhe jeta e natës shumë e begatshme.  Qyteti ka dy plazhe, Kleopatra dhe  Alania.Që të dyja janë rënore, hyrja është pa pagesë, kurse aty mund të huazohen çadrat dhe shtretrit.

Qyteti Kushudasi ka fituar emrin sipas “ishullit të zogjëve”, e cila gjindet në afërsi të portit.  Sot në ujdhsesë gjidet një numër i madh i restoranteve, bareve dhe ëmbëltoreve, ku mund të shijoni specialitetet turke. Plazhet kryesisht janë rënore dhe janë dhjetë minuta rrugë nga qyteti.

Në Antali ka restorane, shitore e diskoteka të mrekullueshme, kurse infrastrutkura është shumë e mirë. Porti i vjetër është vendi ku mbahen koncerte të shumta, si edhe manifestime të tjera në ambient të hapur.
Nëse më shumë e adhuroni Spanjën, atëheri duhet të dini se Barcelona, Ljoret de mar dhe Ibiza janë pusimoret më të mira.

Loret de mar është njëra ndër pushimoret më të popullarizuara në Mediteran dhe gjithsesi vendi më i mirë për pushim në bregdetin spanjoll. Është e popullarizuar nga të rinjtë për shkak të numrit të madh bareve e klubeve. Ajo adhurohet edhe nga familjarët, meqenëse për fëmijët ofron araksione të ndryshme, në mesine të cilave është edhe akua parku më i madh në Evropë, parku zoologjik ujor, dhe parku “tematik”, “PortAventura".

Ibiza është ishull në Detin Mesdhe me plazhe shumë të bukura, por më e njohur është për jetën e natës. Klubet, kafiteritë dhe diskotekat janë parajsë e vërtetë për ata që duan avantura.

Barcelona gjindet në verilindje të Siujdhesës Pirineje dhe është kryeqyteti i Katalonisë. Qendra e vjetër e qytetit është përplot kafiteri dhe shitore. Për shkak të historisë dhe arqitekturës është atraktiv për studentë, intelektual dhe artistë. Por, Barcelona është qendër për jetë bohemësh.
Në Detin e Zi në Bullgari mund të zgjedhni pushmoret  Sllncev Brjag, Nesebar dhe  Zlatnie pjasce.

Sllncev Brjag  është njëri prej vendeve më të njohura për pushim në Bullgar dhe është 35 kilometra larg nga Burgasi.  Ka plazhine gjatë 9 kilometra, kurse sezoni i pushimeve fillon nga mesi i majit dhe përfndon në mesine tetorit.   Ka më shumë se 100 hotele dhe rreth 80 pishina të hapura, shumë restorante, bare, klube të natës dhe diskoteka.
Nesebar përbëhet nga pjesa e vjetër dhe ajo e re. Pjesa e vjetër është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ate e karakterizojnë kishat mesjetareme fasada të bukura dhe enetrier të ruajtur.  Ajo që e bënë të popullarizuar çstë atmosfera e mirë, plazhet e bukura, rrugët e shtruara me gurë, shtëpitë  dhe tavernat e vjetra.

Zlatni Pjasci ofron argëtim ë mirë për të gjitha gjeneratat. Pushimorja gjindet në parkun me të njëjtin emër dhe është 18 kilometra larg nga Varna. (Qendra.info)


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.