Breanne Benson është një porno-star shqiptar që jeton në Amerikë. Për të është shkruar disa herë në mediat shqiptare, por ditët e fundit ajo ka shkruar në Twitter se po merr kërcënime nga persona të ndryshëm shqiptarë. Siç ka bërë me dije ylli i pornos, bashkëkombësit po e kërcënojnë në mënyrë që ajo të heqë dorë nga profesioni i saj. “Jam e lodhur nga shqiptarët e çmendur që më kërcënojnë duke më thënë se do të nxjerrin në të gjitha gazetat dhe lajmet e tyre atë se çfarë bëj unë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter, duke shtuar “nuk më intereson se çfarë thonë dhe çfarë mendojnë shqiptarët për mua”. Sipas saj, shqiptarët duhet të shohin para së gjithash punët e tyre, pastaj të merren me të. “Nëse s’doni të më shihni, merruni me punët tuaja. Kjo vlen veçanërisht për hipokritët. Meqenëse nuk ju pëlqen ajo se çfarë bëj unë, pse i shikoni videot e mia atëherë!? Ato ua ka qejfi, apo jo?”, ka shkruar më tej ajo.
Breanne, emri i vërtetë i të cilës ende nuk dihet, thuhet se ka lindur në Tiranë të Shqipërisë. Para se të shkonte në SHBA, ajo ka emigruar në Itali që në moshën 7-vjeçare.
Në SHBA ka studiuar për psikologji dhe seksualitetin njerëzor. Pas kësaj është punësuar në një industrinë e filmave pornografikë, ku bashkë me shoqen e saj Tanya James incizoi filmin e parë porno “Cockless 23″. Në industrinë pornografike të Hollywood-it është që prej vitit 2003 dhe deri tani ka realizuar një numër të madh filmash pornografikë. (vipat)


Komento

Komentet nuk do të publikohen në rastet kur përmbajnë frymë raciste, jo tolerancë fetare, etnike apo çfarëdo jo tolerance tjetër. Komentet mund të mos publikohen edhe në rastet kur komenti nuk ka të bëjë me tematikën e shtjelluar në artikull. Qendra.info ka të drejtën e redaktimit të këtyre komenteve. Në mënyrë që komenti juaj të publikohet sa më shpejtë, ju lusim që komentet të jenë të shkruara sa më afër standardit gjuhësor.