Greqia merr vendim për uljen e çmimit të derivateve, praktikon një metodë ndryshe!

Shteti grek ka vendosur që të jap subvencione për karburantet në këtë kohë kur çmimet kanë arritur kulmet. Thënë ndryshe në Greqi, kush ul konsumin, ul edhe çmimin e karburantit.

Në mediat greke thuhet se nëse, dikush që konsumon 150 në vend të 180 litrave karburant, atëherë përfitimi i subvencionit rritet pasi çmimi mesatar për litër ulet më tej.
Çmimi i benzinës pa plumb dhe gazit për tre muajt e ardhshëm do të ulet me 0.44 euro , sipas asaj që bëri të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis për kartën “Fuel Pass 2” .

Siç theksoi Mitsotakis , ndihma për konsumin e benzinës rritet nga 45 në 80 euro , ndërsa për motoçikletat nga 35 në 60 euro .

Në ishuj subvencioni rritet në 100 euro në vend të 55 eurove sot dhe për motorët në 70 euro , në vend të rreth 40 eurove më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published.