Ne të gjithë e kemi provuar, valixhja që qëndron e hapur në pritje, ndërsa jeni të zënë duke u zhytur thellë në qoshet më të errëta të garderobës tuaj për të tërhequr rrobat që nuk do të kishit ëndërruar t’i vishnit në shtëpi.
Por ndërsa përgatiteni të niseni për pushime, në bregdet, apo brigjeve të largëta ose terrenit të rrëmujshëm të festivaleve, çfarë duhet të bëni për t’u siguruar që të dukeni sa më mirë?
1. Fundjava e festivalit
Kampingu nuk është ai që ka qenë. Tendat dhe sobat kompakte të kampingut nënkuptojnë se ka më shumë vend në atë çantë shpine për veshje serioze për festivale. Pantallonat e shkurtra me stampa leopardi nga KAPITAL kombinojini me çizmet e verdha deri tek kyçi i këmbës të Bottega Veneta-s që ofrojnë mbrojtje kundër shiut. Bluza me logo nga Sorry In Advance kthehet në ditët e lavdisë së Woodstock, veçanërisht e kombinuar me zinxhirin e ylberit nga Fry Powers me bazë në NYC. Gjumi nuk është gjëja kryesore në këto ngjarje, kështu që syzet e diellit janë një domosdoshmëri për të maskuar ato rrathë të errët poshtë syve. Përfundojeni kombinimin e veshjes me një çantë krahu të Acne Studios, për t’iu përshtatur të gjitha gjërave thelbësore të festës. Kur bateria e telefonit tuaj mbaron dhe ju keni humbur të gjithë miqtë tuaj nga rrëmuja, këto ngjyra të theksuara dhe printe optimiste nënkuptojnë se do të veçoheni nga turma e zakonshme.