Apple lanson në disa vende funksionin e dërgimit të mesazhit përmes satelitit, kur keni nevojë për ndihmë në zonat pa sinjal

Apple po përpiqet t’u japë përdoruesve të iPhone një masë sigurie edhe kur ata ndodhen në një zonë pa shërbim celular.

Të martën, kompania lansoi shërbimin emergjent SOS përmes satelitit, që iu lejon përdoruesve t’ju shkruajnë shërbimeve të urgjencës, në zonat pa sinjal.

Shërbimi është i disponueshëm për klientët e iPhone 14 dhe është falas për dy vjetët e para, transmeton Telegrafi.

Apple njoftoi funksionin e urgjencës në shtator, kur prezantoi linjën e iPhone 14. Për të mundësuar shërbimin, Apple tha javën e kaluar se do të shpenzonte 450 milionë dollarë me kompanitë amerikane, derisa pjesa më e madhe të parave do të shkojë për Globalstar, një operator satelitor me bazë në Luiziana.

Shërbimi do të funksionojë për të gjithë përdoruesit e iPhone 14. Ata duhet ta drejtojnë telefonin e tyre drejt qiellit për ta lidhur me një nga 24 satelitët Globalstar në orbitën e ulët të Tokës.

Ndonëse para ca ditësh shërbimi u lansua për konsumatorët në SHBA dhe Kanada, funksioni do të lansohet në dhjetor për vendet sikurse Franca, Gjermania, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

#Apple is trying to give #iPhone users a measure of safety even when they’re in a place without cell service. On Tuesday, the company launched emergency SOS via #satellite, which allows users to text emergency services when they’re off the grid, whether camping in the mountains or driving in a remote area at night. #LinkInBio for full details. #CNBC #tech #smartphone ♬ original sound – cnbc

 

Sipas Apple, kjo teknologji inovative do të lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe me shërbimet e urgjencës në zonat pa sinjal celulari ose të Wi-Fi-s. Gjithashtu, nëse përdoruesit duan të sigurojnë miqtë dhe familjen për vendndodhjen e tyre gjatë udhëtimit në një zonë pa sinjal, ata tani mund të hapin aplikacionin “Find My” dhe të ndajnë vendndodhjen përmes satelitit.

Reklama

Kompania thotë se nuk duhet ta testoni në qoftë se nuk keni me të vërtet nevojë për ndihmë. /Telegraf/

Next Post