Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi

Veprat e Mimar Sinanit, një prej arkitektëve më të mëdhenj të historisë botërore, sfiduan edhe “katastrofën e shekullit”. Kompleksi “Payas Sokullu Mehmet Paşa” që u ndërtua nga Mimar Sinani në vitin 1574, për strehimin e pelegrinëve dhe tregtarëve që ndalonin në Hatay, i mbijetoi tërmetit të fundit. Po ashtu, edhe Kompleksi “Belen”, ndërtuar në vitin 1553, nuk u dëmtua nga lëkundjet e vazhdueshme.

01/03/2023
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
Ndërtimet e arkitektit monumental me origjinë shqiptare Sinanit i përballuan edhe tërmetin e fundit në Turqi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeshtri i madh, Mimar Sinani, ndërtoi rreth 400 vepra në Perandorinë Osmane gjatë shekullit të 16-të. Megjithatë, ajo që e bëri të jashtëzakonshëm këtë kryearkitekt të talentuar nuk ishte numri i veprave që ndërtoi, por teknikat që përdori. Formula sekrete, procese të panjohura dhe një sërë teknikash ndërtimi të shpikura shekuj më vonë, Sinani la pas një sërë misteresh inxhinierike që mbetën të pashpjegueshme për pesë shekuj, së bashku me dhjetëra kryevepra. Të gjitha punimet e tij kanë arritur të mbijetojnë deri më sot, pavarësisht tërmeteve.

Çfarë masash merrte Mimar Sinani

Shembull i përsosmërisë arkitekturore është Xhamia Süleymaniye, me një kupolë që arrin 54 metra lartësi. Mimar Sinani i premtoi Sulejmanit të Madhërishëm “një xhami të përjetshme”, e cila në fakt i rezistoi 89 tërmeteve.

Hapi i parë: U përzgjodh toka e duhur ku do të hidheshin themelet. Mimar Sinani kërkoi të hapej një gropë themeli 6 metra e thellë. U deshën një vit e gjysmë për të gërmuar më shumë se 100.000 tonë dhe. Sinani hoqi fillimisht shtresën sipërfaqësore të tokës dhe iu afrua shkëmbinjve. Më pas, vendosi blloqe me tonelata peshë dhe priti për më shumë se dy vjet. Kështu, u sigurua që toka të ngjeshej më mirë dhe të bëhej rezistente ndaj tërmeteve.

Hapi i dytë:Mbuloi dyshemenë me një shtresë llaçi 20 cm dhe mbi të vendosi dru. Sinani ndërtoi një mur përtokë të bërë me gurë të prerë dhe ngushtoi gradualisht katet e themeleve. Ky themel i shkallëzuar i dha ndërtesës aftësinë për të qenë e qëndrueshme në rast lëkundjeje. Me këtë teknikë u ndërtua edhe hoteli luksoz në Dubai, Burj al-Arab.

Hapi i tretë:Muret e xhamisë u lidhën me një llaç special që është 4 herë më i qëndrueshëm se betoni romak, i përdorur në xhami të tjera. Mimar Sinani ishte i vetëdijshëm se forca e një ndërtese të tillë qëndron në njësitë më të vogla të ndërtesës dhe në procesin e ndërtimit të strukturës.

Materialet sekrete

Përzierja e argjilës dhe rërës i jepte strukturës fortësi, ndërsa gëlqerja dhe uji përdoreshin si materiale mbushëse. Interesant ishte përdorimi i përbërësve organikë për të përshpejtuar karbonizimin dhe për të siguruar fleksibilitet. Djathi, qumështi, pambuku dhe të bardhat e vezëve mund të gjendeshin më thjeshtë në ato kohë, por Mimar Sinani përdorte në llaçin e tij të bardhën e vezës së strucit, e cila ka më shumë proteina.

Asokohe, në botë përdorej gjerësisht në ndërtesat e mëdha një llaç i bërë nga shtufi vullkanik. Duke qenë se përmbajtja e squfurit në këtë lloj llaçi ishte e lartë, edhe forca e tij lidhëse ishte shumë më e madhe. Mirëpo, shtufi vullkanik nuk ishte një material që gjendej lehtësisht në Anadoll. Ndaj gjeniu Mimar Sinani i shtonte llaçit një përbërës sekret: qepët. Ato ishin një përbërës natyral i squfurit dhe falë kësaj përzierjeje të veçantë, arkitekti përftonte një llaç të veçantë, pothuajse dy herë më i qëndrueshëm se llaçi klasik.

Teknika të tjera

Ndërtimi i minareve të larta, e çoi mjeshtrin Sinan të zbatonte një teknikë të paimagjinueshme për kohën. Ai hapi vrima në sipërfaqet e gurëve dhe i lidhi me njëri-tjetrin me tela plumbi. Kjo i jepte ndërtesave aftësinë për të qenë elastike. Nyjat e lëvizshme amortizojnë goditjet e dridhjeve dhe ndërtesa mund të përballojë edhe një tërmet 8 ballë. Kjo teknologji e nyjave elastike përdoret sot në Japoni.

Related

Tags: historiakosovaQendrashqiptare
Previous Post

Shqipëria, qendra e botës në Mesjetë

Next Post

Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” ne top listen e restoraneve ne Nju Jork

Next Post
Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu” ne top listen e restoraneve ne Nju Jork

Restoranti shqiptar "Ç'ka Ka Qëllu" ne top listen e restoraneve ne Nju Jork

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

02/07/2025
Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

02/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info