Prodhuesi i Fortnite do të paguajë gjobë prej 520 milionë dollarësh lidhur me ankesat që preknin të rinjtë

Prodhuesi i video-lojës së famshme, Fortnite, do të paguajë 520 milionë dollarë (rreth 490 milionë euro) në gjoba dhe rimbursime për të zgjidhur ankesat që lidhen me privatësinë e fëmijëve dhe metodat e saj të pagesës që mashtronin lojtarët të bënin blerje të paqëllimshme, thanë të hënën rregullatorët federalë të SHBA-së.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) arriti marrëveshjet për zgjidhur dy çështjet kundër Epic Games Inc, e cila e ka shtyrë suksesin e Fortnite në pesë vjetët e fundit për t’u bërë fuqi e video-lojërave, transmeton Telegrafi.

Reklama
Siç raportohet, 520 milionë dollarët e mbuluara në marrëveshje përbëhen nga 245 milionë dollarë në rimbursime të klientëve dhe një gjobë prej 275 milionë dollarësh për mbledhjen e informacionit personal për lojtarët e Fortnite nën moshën 13-vjeçare pa informuar prindërit e tyre ose pa marrë pëlqimin e tyre.

Reklama

Ky thuhet të jetë dënimi më i madh i vendosur ndonjëherë për thyerjen e një rregulli të FTC-s.

“Epic përdori cilësimet e paracaktuara të privatësisë dhe ndërfaqet mashtruese që mashtruan përdoruesit e Fortnite, duke përfshirë adoleshentët dhe fëmijët”, tha në një deklaratë kryetarja e FTC Lina Khan.

Edhe para njoftimit së marrëveshjes, Epic tha në një deklaratë se kishte bërë tashmë një sërë ndryshimesh “për të siguruar që ekosistemi ynë të përmbushë pritshmëritë e lojtarëve dhe rregullatorëve tanë, të cilat shpresojmë se do të jenë një udhëzues i dobishëm për të tjerët në industrinë tonë”.

Next Post