Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

​MITHAT FRASHËRI, KUNDËRSHTARI I KOMUNIZMIT

Në Janinë, më 25 mars 1889, u lind Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes së Prizrenit – Mithati ishte nipi i Samiut dhe Naimit.

Gerrnaçi by Gerrnaçi
13/01/2022
in Category
0
​MITHAT FRASHËRI, KUNDËRSHTARI I KOMUNIZMIT
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vetëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizmit.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14-22 nëntor 1908. Mithat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta. Like cleopatra slot machine

Në moshën 32-vjeç u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërisë e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës.

Në janar 1923 filloi detyrën si ministër Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e sulmit në zemër – spekulohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri, ku Mithati ishte zgjedhur me konsensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgim për këtë operacion, andaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi.

Related

Previous Post

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

Next Post

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Next Post
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.