Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“11 muaj pa e parë”: Djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/11/2025
in Lajme
0
“11 muaj pa e parë”: Djali i Fadil Fazliut thotë se ende nuk i lejohet të takohet me të
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 3 nëntor 2025 – Prej gati një viti, Fahri Fazliu, djali i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, thotë se nuk i është lejuar as ta takojë dhe as të komunikojë drejtpërdrejt me babain e tij, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë.

Në një intervistë për Klan Kosova, Fahriu tregoi se në dhjetor të vitit të kaluar, së bashku me nënën, motrën dhe vëllain, kishte kërkuar leje për ta vizituar babain, por kërkesa ishte refuzuar nga Dhomat e Specializuara pa ndonjë arsyetim konkret.

“Më 5 nëntor do të bëhen 11 muaj që më është ndaluar të shoh babanë tim. Më është ndaluar pa asnjë arsyetim dhe tashmë janë 11 muaj që nuk e shoh dhe as nuk mund të flas me të. Vetëm kur e thirr nana në telefon mund të bisedoj me të, por nuk më është lejuar as komunikimi përmes kamerës. Mendoj se kjo është një padrejtësi e madhe që është bërë ndaj meje dhe ndjej se po cenohen të drejtat e mia si njeri”, tha Fazliu.

Ai shtoi se shpreson që autoritetet në Hagë të rishqyrtojnë vendimin dhe t’i mundësojnë kontaktin familjar me babain, të cilin e konsideron të domosdoshëm si për të ashtu edhe për shëndetin e të atit.

Related

Previous Post

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

Next Post

Planet sekrete të CIA-s për rrëzimin e Maduro-s dhe atentati i sajuar në Trinidad

Next Post
Planet sekrete të CIA-s për rrëzimin e Maduro-s dhe atentati i sajuar në Trinidad

Planet sekrete të CIA-s për rrëzimin e Maduro-s dhe atentati i sajuar në Trinidad

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.