MindLoop, si një nismë e ndërtuar mbi bazat e Inteligjencës Artificiale, është konceptuar për të ofruar përvoja të reja mësimore, të personalizuara dhe më efikase. Ky projekt i vendos themelet që Kosova të përfaqësohet edhe më fuqishëm në skenën ndërkombëtare të teknologjisë.
Kaoni tashmë ka marrë vëmendjen jo vetëm të komunitetit akademik dhe teknologjik, por edhe të institucioneve shtetërore. Para pak ditësh, ai është pritur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të pjesëmarrjes së tij në Berlin Process Youth Summit, i cili u zhvillua për herë të parë në Kosovë.
Historia e tij është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë, duke dëshmuar se talenti, pasioni dhe përkushtimi i hershëm mund të hapin dyer të mëdha në botën e teknologjisë globale./Albinfo/