Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

204 CM FUQI NË ZONËN E MBROJTJES SË AMATORËVE: JA KU ËSHTË MAL TUSUNI

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/08/2025
in Sport
0
204 CM FUQI NË ZONËN E MBROJTJES SË AMATORËVE: JA KU ËSHTË MAL TUSUNI
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Basketbollisti kosovar Mal Tusuni transferohet te Amatori Pescara 1976
Pescara, 17 gusht 2025 – Basketbollisti i ri kosovar, Mal Tusuni, është zyrtarisht lojtari më i ri i klubit italian Amatori Pescara 1976, që garon në Serie B Interregionale.
I lindur në vitin 2007 dhe i gjatë 204 cm, Tusuni shihet si një prej talenteve më premtues në repartin e lojtarëve të gjatë. Edhe pse vetëm 18 vjeç, ai tashmë ka grumbulluar përvojë të vlefshme në Itali. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Roseto Academy, ku luajti si në Serie C Unica (mesatarisht 10.1 pikë në 20 ndeshje), ashtu edhe në kampionatin U19 Eccellenza (6.0 pikë në 21 ndeshje). Për më tepër, ai ka regjistruar edhe 14 paraqitje në Serie B Interregionale me Roseto Basket 20.20.
Në arenën ndërkombëtare, qendra kosovare shkëlqeu me përfaqësuesen e Kosovës U18, në FIBA Eurobasket Division-B, ku mbylli kampionatin me statistika mbresëlënëse: 11.7 pikë, 11.3 kërcime dhe 0.4 asistime për ndeshje.
“Jam i lumtur dhe i nderuar që jam pjesë e kësaj skuadre. Dua të jap gjithçka për ekipin. Kampionati do të jetë shumë i vështirë, por jam i vendosur dhe energjik. Tifozët do të jenë forca jonë shtesë,” – deklaroi Tusuni në prezantim.
Edhe trajneri i Amatorit, Alessio Trovò, u shpreh entuziast për afrimin e kosovarit:
“Mal ka energji të madhe në kërcime, është bujar dhe luan për skuadrën. Ka aftësi të mira nën kosh dhe jam i bindur që do të ndihmojë shumë ekipin tonë. Potenciali i tij është i madh.”
Tusuni do të jetë pjesë e rëndësishme e rotacionit të skuadrës bardhekuqe, ndërsa sezoni i ri nis më 21 gusht, me grumbullimin zyrtar të ekipit.
Kosova ka një tjetër talent që po shkëlqen në basketbollin italian.

Related

Previous Post

Flick i pakënaqur me fitoren 3-0 të Barcelonës, ndërsa Yamal ndez debatin për Topin e Artë

Next Post

Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë: Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Next Post
Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë: Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Shqiptarët “lamtumirë” Britanisë: Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.