Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Skandali që tronditi Izraelin zbarkon në Beograd: Rrjedhja sekrete nga zyra e Netanyahut çon hetuesit pas këshilltarit të Vuçiqit

Valon Arifi by Valon Arifi
21/07/2025
in Lajme
0
Skandali që tronditi Izraelin zbarkon në Beograd: Rrjedhja sekrete nga zyra e Netanyahut çon hetuesit pas këshilltarit të Vuçiqit
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Beograd, 21 Korrik 2025 – Njësia izraelite për krime të rënda, Lahav 433, pritet të mbërrijë këtë javë në Beograd për të marrë në pyetje Yisrael Einhornin, ish-këshilltar të lartë të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe aktualisht këshilltar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Einhorn është i përfshirë në hetimet për rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale dhe aferën e ashtuquajtur “Qatargate”.

Sipas mediave izraelite, Einhorn jeton në Beograd prej vitit të kaluar dhe nuk është kthyer në Izrael që nga nisja e hetimeve për rrjedhjen e dokumenteve të ndjeshme të inteligjencës ushtarake izraelite (IDF). Ai, së bashku me ish-ndihmësin e Netanyahu-t, Jonatan Urih, dhe ish-zëdhënësin Eli Feldstein, dyshohet për përfshirje në vjedhjen e dokumenteve që përfunduan në gazetën gjermane Bild.

Hetuesit po ashtu do të hetojnë rolin e Einhorn në fushatën ndërkombëtare për promovimin e Katarit përmes agjencisë së PR-it “Perception”, të cilën ai e ka themeluar së bashku me Urihin. Fushata është zhvilluar para Kampionatit Botëror “Doha 2022” dhe dyshohet të jetë pjesë e skemës së “Qatargate”.

Einhorn kishte tentuar më herët të arrijë një marrëveshje me prokurorinë izraelite për të shmangur arrestimin në rast se kthehej në Izrael, por bisedimet kishin dështuar. Ai kishte propozuar të merrej në pyetje në Serbi, por prokuroria fillimisht e refuzoi këtë skenar, duke kërkuar kthimin e tij ose nisjen e ekstradimit.

Tashmë, pas një ndryshimi të qëndrimit, autoritetet izraelite kanë vendosur të dërgojnë hetuesit në Beograd për të realizuar marrjen në pyetje në vend./Qendra.info

Related

Previous Post

“Shfaqja që bëri publikun të qajë – ‘Engjëjt’ shpërthen në Kukaj, triumfojnë Shatrolli dhe Redhi!”

Next Post

Kurti për takimin me Limajn: I kam bërë një ofertë – kam shprehur interesim për të bashkëqeverisur me NISMA’n

Next Post
Kurti për takimin me Limajn: I kam bërë një ofertë – kam shprehur interesim për të bashkëqeverisur me NISMA’n

Kurti për takimin me Limajn: I kam bërë një ofertë – kam shprehur interesim për të bashkëqeverisur me NISMA’n

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.