Prishtinë, 22 korrik 2025 – Po luhet një lojë e madhe politike në prapaskenë. Albin Kurti ka hedhur në tavolinë ofertën ndaj NISMA’s, tre ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit për Fatmir Limajn dhe partinë e tij.. Por, pavarësisht ofertës, Limaj nuk lëshon pe – pozita e kryeparlamentarit është “vija e kuqe”.
Sipas burimeve ekskluzive të qendra.info, marrëveshja për bashkëqeverisje ende nuk është finalizuar, pasi Nisma këmbëngul që Limaj të marrë kreun e Kuvendit. Nga ana tjetër, Kurti kërkon të ruajë balancën duke mos e dorëzuar këtë pozitë.
Limaj: “Kryeparlamentari ose asgjë!”
Nga 50 tentativa për ta konstituuar Kuvendin, asnjë nuk ka sjellë sukses. Albulena Haxhiu (VV) dhe Fatmir Limaj (Nisma) janë dy emrat që pretendojnë postin e kryeparlamentarit – por asnjëri s’po lëviz nga pozicioni.
Një tjetër takim mes Kurtit dhe Limajt pritet te ndodhe këto dite, me afatin kushtetues që troket më 26 korrik. Nëse nuk arrihet marrëveshje, situata mund të shkojë në dorën e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vendi rrezikon një tjetër krizë politike.