Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

24 hektarë për hatër të tij”, Rashiq: Gabova, i kam ngatërruar dy ngjarje, bëra permutacion të fjalëve të Kurtit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/03/2026
in Lajme
0
24 hektarë për hatër të tij”, Rashiq: Gabova, i kam ngatërruar dy ngjarje, bëra permutacion të fjalëve të Kurtit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se ka bërë ngatërresë kur ka thënë se Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë për hatër të tij.

Ai thotë se i është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq për Kallxo.com, duke shtuar se i vie keq nëse kjo deklaratë ka krijuar konfuzion por që nuk e ka bërë qëllimisht.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një intervistë për Radio Gorazhdecin ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti dhe vendimet e Qeverisë që prekin komunitetin serb.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se këmbëngulja e tij çoi në zbatimin e vendimit për bartjen e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, me ç’rast, siç ka shtuar ai, Kurti i kishte thënë se “po e bëj për shkakun tënd”.

“Do ta them, ndoshta pa modesti, por ndodhi falë këmbënguljes sime të vazhdueshme. Për vite me radhë kam shpjeguar pse ishte e rëndësishme. Në fund, kryeministri më thirri para mbledhjes së Qeverisë dhe më tha: ‘Kam menduar shumë për këtë. Do ta bëjmë, por e di – për shkakun tënd” – deklaroi Rashiq.

Related

Previous Post

Qeveria e Albin Kurtit “për 6 vjet , 21 miliardë euro buxhet, dhe prap fajet të tjerët”

Next Post

Vëllai i Fitore Pacollit: Vjosa Osmani është në orkestër me Vuçiqin, s’i konvenon Kurti kryeministër

Next Post
Vëllai i Fitore Pacollit: Vjosa Osmani është në orkestër me Vuçiqin, s’i konvenon Kurti kryeministër

Vëllai i Fitore Pacollit: Vjosa Osmani është në orkestër me Vuçiqin, s’i konvenon Kurti kryeministër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.