Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

24 hektarët e Deçanit “për ty”: Rashiqi pishmanli, Kurti kërkon t’i referohemi “shpjegimit të Manxhukës”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
09/03/2026
in Lajme
0
24 hektarët e Deçanit “për ty”: Rashiqi pishmanli, Kurti kërkon t’i referohemi “shpjegimit të Manxhukës”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
  • “Rashiq, po e bëj për shkakun tënd.”

Nenad Rashiq, ministër serb në Qeverinë e Albin Kurtit, dje tha se Kryeministri i vendit për hatërmirësinë ndaj tij u përcaktua të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për bartjen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

“Kam menduar për këtë, por ta dish, po e bëj për shkakun tënd”, ishte ajo çka ripërmblodhi Rashiq në një intervistë për radion serbe “Gorazhdevac”. Një deklarim i tillë përshkoi titujt në media dhe prodhoi avalansh reagimesh nga politika dhe shoqëria.

Dhe këtë gjë, tha Rashiq, Kurti ia kumtoi së pari atij “para se të mbledhte qeverinë” dhe t’ua kumtonte publikut se po vendoste të zbatonte atë vendim, për çka me vite Vetëvendosja e ka artikuluar për “tradhti kombëtare” si dhe “legjitimin të politikave fashiste të Millosheviqit”.

Pas depërtimit të madh të deklarimit të Rashiqit në publikun kosovar, Albin Kurti nxori zëdhënësin të Qeveri/Partisë (ai bart dy këto funksione njëkohësisht), Arlind Manxhukën për t’i bërë shpjegimin se çfarë ka menduar Rashiqi në të vërtetë.

Zëdhënësi dypalësh tha Rashiqi e ka ngatërruar me miratimin për lejimin e vizitës së Kryepatriarkut të Kishës Ortodokse Serbe dhe jo për tokat e Deçanit. Rashiqi me të çelë mëngjesu tha se paska bërë “permutacion” të fjalëve të Kurtit.

Albin Kurti fare shkurt për gazetarë tha se “Arlindi (Manxhuka) e ka shpjeguar këtë çështje, dhe ka folur edhe ministri” dhe i hipi veturës.

  • “E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë,” tha Rashiq për Kallxo.com

Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbrëmë reagoi duke kërkuar “demantim të menjëhershëm” nga Albin Kurti, ose përndryshe, tha ai, kjo gjë përkthehte në “më shumë se tradhti kombëtare.”

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i AAK, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për bartjen e tokave të Manastirit të Deçanit, e quajti Kurtin “mashtrues.”

“Personalisht nuk quditem me veprimet dhe vendimet e kqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjiken anti shtetrore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues! Sherrin kem me ja pa edhe më tutje!”, tha ai.

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se deklarata e Rashiqit “e zhvesh plotësisht” kryeministrin Albin Kurti nga retorika e tij politike. “Për vite u fol për ‘tradhti’ dhe ‘falje të tokës për manastirin’,” shkroi Hoti.

“Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi ishte shumë i thjeshtë: ‘Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd’.”

Sipas tij, një veprim që dikur paraqitej si tradhti u bë më pas vendim i qeverisë.

“Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër,” deklaroi Hoti.

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë reagar disa deputetë. Ndër ta ishte Blerta Deliu-Kodra e cila tha se për vite u dëgjuan akuza për “tradhti” lidhur me tokën e Manastiri i Deçanit.

Sipas saj, ministri Rashiq tregon se vendimi u mor thjesht: Kryeministri Albin Kurti i kishte thënë: “Do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd.”

Deputetja theksoi se ajo që dikur përdorej për dramë politike, tani në pushtet u bë vendim i thjeshtë.

“Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike,” shtoi Deliu-Kodra.

Ndërkohë, deklarata e Rashiq, me anë të së cilës zbardhi bisedën me Kurtin, para vendimit qeveritar për tokën 24-hektarëshe, është bërë vetëm disa orë para publikimit të këtij artikulli, reagimet s’kanë të ndalur.

Related

Previous Post

Kryeziu: Përplasja mes sistemit politik dhe mendësisë së liderëve po prodhon kriza të vazhdueshme në Kosovë

Next Post

KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

Next Post
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.