Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

28 prilli vendimtar: Marrëveshje apo krizë e re politike?

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
09/04/2026
in Category
0
28 prilli vendimtar: Marrëveshje apo krizë e re politike?
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë politike kanë afat deri më 28 prill për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Në të kundërtën, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon në zgjedhje të reja që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Kjo çështje është diskutuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ku analistët kanë shprehur qëndrime të ndryshme mbi zhvillimet e mundshme politike.

Analisti Azdren Shala u shpreh i pasigurt për epilogun, duke theksuar paqartësinë e qëndrimeve të partive.

“Për besë, unë kam dilema. Nuk jam i sigurt nëse do të shkojmë në zgjedhje, por as që nuk do të shkojmë. Po të kishim parti politike më të qëndrueshme në parime, do të ishte më e lehtë të analizoheshin hapat e tyre, por mënyra si operojnë këto parti, duke i ndryshuar qëndrimet çdo ditë, e bën të vështirë parashikimin”, tha Shala.

Ndërkohë, Korab Blakaj vlerësoi se Lëvizja Vetëvendosje, si forcë me rreth 51% të pushtetit, nuk ka interes të shkojë në zgjedhje të reja.

“Vullneti për të ruajtur pushtetin ekziston dhe është normale që një parti me këtë përqindje të mos rrezikojë zgjedhje të reja, pasi rezultati mund të mos përsëritet”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, analisti Zejnullah Jakupi theksoi se zgjedhjet nuk janë gjithmonë zgjidhje për krizën politike në vend.

“Në pamje të parë zgjedhjet duken si rruga më demokratike, por realiteti në Kosovë ka treguar se ato jo gjithmonë prodhojnë zgjidhje, shpesh duke krijuar të njëjtat raporte dhe duke e zgjatur krizën në një formë tjetër”, u shpreh Jakupi

Related

Previous Post

Nga refuzimi në mbështetje? LDK ndryshon qëndrim për Osmanin brenda pak muajsh

Next Post

Kapet në kufirin e Shqipërisë një maqedonas në kërkim ndërkombëtar për drogë

Next Post
Kapet në kufirin e Shqipërisë një maqedonas në kërkim ndërkombëtar për drogë

Kapet në kufirin e Shqipërisë një maqedonas në kërkim ndërkombëtar për drogë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.