Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“300 mijë euro për Luginën, 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut” – Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/10/2025
in Lajme
0
“300 mijë euro për Luginën, 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut” – Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime me rëndësi.

Sipas komunikatës zyrtare, vendimi i parë ka qenë ndarja e mbi 300 mijë eurove për pajisjen me tekste shkollore të shkollave në Luginën e Preshevës, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e policit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë. Kjo shumë do të përdoret për ndërtimin e një hapësire pritjeje, që do t’u shërbejë qytetarëve dhe do të jetë një shenjë nderimi e respekti për jetën dhe veprën e tij.

Ndërkaq, është ndarë edhe një shumë prej 200 mijë eurosh për renovimin e objektit në Mitrovicën e Veriut, i cili do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Ndarë 304,511.16 euro, sipas Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për pajisjen me 35,448 tekste shkollore për 3,650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare;

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (kursimet) dhe aneksin B (ndarjet);

– Ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të heroit Afrim Bunjaku, zyrtar policor i rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, për ndërtimin e një hapësire pritjeje që do të shërbejë për qytetarët dhe në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij;

– Ndarë 200 mijë euro për renovimin e objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Related

Previous Post

NATO: Çdo aktivitet ajror në Kosovë duhet të koordinohet me KFOR-in

Next Post

Basha dhe Kurti diskutojnë për formimin e institucioneve të reja pas seancës konstituive

Next Post
Basha dhe Kurti diskutojnë për formimin e institucioneve të reja pas seancës konstituive

Basha dhe Kurti diskutojnë për formimin e institucioneve të reja pas seancës konstituive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.