Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Komunën e Preshevës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë tha se ndarja e këtyre mjeteve është mbështetje financiare në bashkëfinancim.
“Mbështetjen financiare, institucionale dhe politike po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove për këto dy projekte. Qëndrueshmëria e kësaj mbështetje do të vijon për bashkëkombasit tanë, qeverinë tonë e kanë dhe do ta kenë përherë në krah”, tha Kurti.
Kurse ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku u shpreh se ndarja e këtyre mjeteve po bëhet pas kërkesës së Komunës së Preshevës.
“Sipas kërkesës së Komunës së Preshevës dhe pas konsultimeve me ministritë përkatëse kërkoj të miratohet kjo kërkesë për bashkëfinancimin e projektit në fjalë për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës”, tha Çeku.