Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!

Valon Arifi by Valon Arifi
01/07/2025
in Lajme
0
6 miliardë euro, BE konfirmon në Shkup mbështetjen për Ballkanin Perëndimor!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të mbledhur në Shkup me komisioneren europiane të zgjerimit, Marta Kos, liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë me zyrtaren e lartë të bllokut Planin e BE-së për Rritjen në rajon.

Në takimin me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, të Bosnjës dhe Hercegovinës, të Kosovës, të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Shqipërisë.

Në kuadër të takimit mbahen edhe dy panele. I pari do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, kurse i dyti do t’u kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes. Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor, deklaroi Kos në fjalën hyrëse.

“Po shohim përparim të rëndësishëm. Shqipëria, i dashur kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grup-kapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Faleminderit për kontributin tuaj në suksesin e procesit të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të mund t’i hapim të gjithë grup-kapitujt këtë vit. Ndërkohë, Mali i Zi mbylli edhe një kapitull të premten e kaluar. Në Bosnje e Hercegovinë është miratuar agjenda e reformave dhe po presim që qeveria e re, z. Kurti, të vendosë më në fund më shumë energji në procesin e anëtarësimit. Ndërkohë, tashmë po ecim përpara edhe me Serbinë“-u shpreh Marta Kos, Komisionere e zgjerimit të BE.

“Plani i Rritjes është plotësisht në duart tuaja”, shtoi Kos, e cila nënvizoi se “kjo paketë është një mjet për të ndihmuar me reformat e rëndësishme, të cilat janë të domosdoshme edhe për t’ju përgatitur për anëtarësim. Njëkohësisht, ky plan ju mundëson që qytetarët dhe bizneset tuaja të përfitojnë nga tregu unik i BE-së, në kushte të barabarta me vendet anëtare. Dhe kjo, tani – jo në një të ardhme të largët”, theksoi ajo.

Plani i Rritjes parashikon mbështetje financiare prej gjashtë miliardë eurosh, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë kredi të buta të ofruara nga BE-ja për reforma dhe investime në fusha si energjia, transporti dhe transformimi digjital me qëllim që të rritet prosperiteti dhe stabiliteti në rajon.

Plani bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun e njësuar të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave thelbësore dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Në qendër të vëmendjes të samiti të Shkupit janë reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes, të cilat sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në BE. Komisionerja Kos përshëndeti në takim agjendën e reformave të qeverisë së Shkupit dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën europiane.

Related

Previous Post

Këto janë shenjat kryesore të dehidratimit

Next Post

Skandaloze në Preshevë: Institucionet lokale kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve

Next Post
Skandaloze në Preshevë: Institucionet lokale kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve

Skandaloze në Preshevë: Institucionet lokale kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.