Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

80 mijë pacientë në Radiologji vetëm në gjysmën e parë të vitit – mungesa e stafit mbetet sfidë, thotë Dr. Shkendije Nuza

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/07/2025
in Shëndeti
0
80 mijë pacientë në Radiologji vetëm në gjysmën e parë të vitit – mungesa e stafit mbetet sfidë, thotë Dr. Shkendije Nuza
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Klinika e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar 80,740 pacientë – një fluks rekord që tregon rritje të kërkesave për ekzaminime diagnostike.

Drejtoresha e kësaj klinike, Dr. Shkendije Nuza, tha për Gazeta Shneta se ekzaminimet më të kërkuara janë ato me rëntgen dhe tomografi kompjuterike (CT), ndërsa janë kryer mbi 8,456 rezonanca magnetike dhe 12,856 ekzaminime me CT. Prej tyre, mbi 7,100 janë realizuar gjatë ndërrimeve të rregullta dhe fundjavave, ndërsa pjesa tjetër në raste spitalore dhe ambulatore.

“Klinika jonë ofron një spektër të gjerë shërbimesh, përfshirë rëntgenin, fluoroskopinë, ultrazërin, CT, rezonancën magnetike, mamografinë, endografinë, dhe biopsitë,” deklaroi Dr. Nuza.

Ajo theksoi se përkundër rritjes së konsiderueshme të shërbimeve dhe pajisjeve, numri i radiologëve ka rënë krahasuar me një dekadë më parë: “Para 10 vitesh kishim rreth 30 radiologë, ndërsa sot jemi vetëm 25, ndërkohë që kërkesat dhe teknologjia janë shtuar ndjeshëm.”

Dr. Nuza apelon për investim të mëtejshëm në kapacitetet njerëzore për të përballuar ngarkesën në rritje dhe për të garantuar cilësi në shërbimet mjekësore diagnostike.

Burimi: Gazeta Shneta

Related

Previous Post

Djersitja e tepërt mund të jetë shenjë e sëmundjeve – ja si ta kuptoni dhe si ta parandaloni

Next Post

Përdorimi i smartfonëve para moshës 13-vjeç lidhet me mendime vetëvrasëse dhe agresivitet te fëmijët

Next Post
Përdorimi i smartfonëve para moshës 13-vjeç lidhet me mendime vetëvrasëse dhe agresivitet te fëmijët

Përdorimi i smartfonëve para moshës 13-vjeç lidhet me mendime vetëvrasëse dhe agresivitet te fëmijët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.