Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

IKD kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin e Pagave ta çojë në Kushtetuese

rinor_post by rinor_post
06/01/2023
in Ballina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Drejtësi deponoi sot (e premte) tek Avokati i Popullit, kërkesë për fillimin e hetimeve për shkelje të të drejtave të njeriut dhe inicim në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

 

IKD-ja I kërkon Avokatit të Popullit,  që sipas kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, ta procedojë këtë ligj për vlerësim të kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.

“Me qëllim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, reagimi i Avokatit të Popullit në këtë situatë është i domosdoshëm”, deklaron IKD-ja.

IKD më 22 dhjetor 2022 ka publikuar analizën “Pagat në Sektorin Publik”. Në këtë analizë, gjetjet e këtij instituti tregojnë për probleme serioze kushtetuese të Ligjit NR. 08/L-196 për Paga në Sektorin Publik.

Ndonëse ky Ligj nuk ka përcaktuar vlerën monetare të koeficientit, nga fryma e përgjithshme e tij (si psh. përcaktimi i dispozitave mbi shtesën transitore) dhe nga disa prej raportimeve, IKD-ja thotë se shihet një tendencë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Related

Previous Post

Vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave, Qeveria e Kosovës pritet ta caktojë gjatë janarit

Next Post

Kosova importoi mallra 5.6 miliardë, eksportoi 869 milionë euro

Next Post

Kosova importoi mallra 5.6 miliardë, eksportoi 869 milionë euro

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.