Në Stanofc të Vushtrrisë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas informatave të marra, dyshohet se janë vrarë dy persona, raporton Qendra.
Po ashtu nga burime të sigurta bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur në një nënkalim në Stanofc.
Qendra ka kontakuar Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e lajmit s’kanë kthyer asnjë përgjigje.