Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Një në Kosovë e një në Serbi” – Kush është prodekani i universitetit në Gjilan që mban dy vende pune, nuk deklaroi as pasurinë

28/03/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
“Një në Kosovë e një në Serbi” – Kush është prodekani i universitetit në Gjilan që mban dy vende pune, nuk deklaroi as pasurinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prodekani i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Lulzim Rashiti, përpos angazhimit profesional e akademik në Republikën e Kosovës, po del të jetë i angazhuar kundërligjshëm edhe në Republikën e Serbisë.

Krejt këtë, Lulzim Rashiti dyshohet se e ka bërë duke nënshkruar deklaratë të rreme në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Në Serbi, Lulzim Rashiti është angazhuar me orar të plotë si përfaqësues i Odës Ekonomike të Serbisë në Bujanoc, e gjithashtu del të jetë edhe pronar i një biznesi në Serbi.

Angazhimin me orar të plotë edhe në Odën Ekonomike të Serbisë por edhe në Universitetin “Kadri Zeka”, tashmë Gazeta Nacionale e ka konfirmuar, ndërsa pozita e Lulzim Rashitit në Odën Ekonomike të Serbisë, gjendet edhe në uebsajtin zyrtar të Qeverisë së Serbisë, publikim ky që është bërë në vitin 2017, kur Rashiti kishte marrë këtë pozitë.

Në shikim të parë, gjithçka mund të duket në rregull me angazhimin e Rashitit në Kosovë e Serb. Por nuk mund të duket në kështu, kur shohim faktin se ai angazhohej me orar të plotë në dy vende të punës, në dy vende të ndryshme (Kosovë dhe Serbi).

Logjikisht është i pamundur. Gjithashtu kur Rashiti, është angazhuar me orar të plotë në universitet, ka nënshkruar një deklaratë nën betim në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, e cila specifikon se Ligji i Punës në Kosovë lejon NJË marrëdhënie të punës (me orar të plotë të punës).

Ligji i Punës në Republikën e Kosovës specifikon se orari i plotë i punës nënkupton angazhimin e një punëmarrësi 40 orë në jave, pra 8 orë pune në ditë, për pesë ditë të javës. Këtu shtrohet pyetja: Si ka mundësi Lulzim Rashiti të punojë me orar të plotë si prodekan në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan dhe njëkohësisht të punojë me orar të plotë si përfaqësues i Odës Ekonomike të Serbisë në Bujanoc?

Gazeta Nacionale ka pyetur edhe dekanin e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevat Sopin, nëse është i njoftuar nga prodekani Lulzim Rashiti për angazhimin e tij me orar të plotë të punës si në Kosovë, ashtu edhe në Odën Ekonomike të Serbisë.

“Nga prodekani, Lulzim Rashiti, jam i informuar gojarisht se është këshilltar për bizneset në Luginë të Preshevës, i angazhuar nga Oda Ekonomike e Serbisë si dhe që ka një biznes të vetin atje – pra që është pronar. Për çështjen e lejes për angazhim diku tjetër si punë sekondare apo dhënie e këshillimeve profesionale, nuk e di se është e nevojshme pasi janë çështje të përcaktuara me Ligj të Punës. Për angazhim në institucione të tjera të arsimit të lartë, me Rregulloren e UKZ-së kërkohet leja nga Rektori. Sa i përket masave, Fakulteti mund të merr masa ndaj stafit vetëm në rastet kur nuk përmbush detyrat dhe obligimet e punës, që deri më tash nuk është rasti për Prodekanin Rashiti”, ka thënë për Nacionale, dekani Xhevat Sopi.

Me rregulloren e UKZ-së, personeli në marrëdhënie të rregullt pune nuk mund të ketë kontratë tjetër të punësimit me normë të plotë në ndonjë universitet apo institucion tejtër, por mund të jetë i angazhuar pas marrjes së pëlqimit nga Rektori (punëdhënësi primar).

Gazeta Nacionale e ka konfirmuar angazhimin me orar të plotë të Lulzim Rashitit në Odën Ekonomike të Serbisë, ndërsa nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga vet Lulzim Rashiti se si është e mundur të mbajë dy pozita pune me orar të plotë në Kosovë dhe në Serbi.

Megjithatë, stafi akademik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, kur angazhohen në këtë universitet nënshkruajnë një “Deklaratë nën Betim” në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, ku thuhet:

“Përmes kësaj deklarate, unë i nënshkruari më poshtë, duke qenë i vetëdijshëm që Ligji i Punës Nr.03/L-2012, dt. 1 Nëntor 2010, lejon një marrëdhënie të rregullt të punës (me orar të plotë të punës), konfirmoj që marrëdhënia ime e rregullt e punës në institucionin e poshtë cekur është conform këtij ligji, ndërsa pjesa tjetër e angazhimit tim si staf akademik është konform Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim Nr.08/L-110”.

Gjithashtu, në këtë deklaratë nën betim specifikohet që personi që nënshkruan atë, është i vetëdijshëm që deklarata e rreme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 392, paraqet vepër penale. Dyshohet se Lulzim Rashiti është deklaruar rrejshëm në këtë deklaratë nën betim, duke marrë parasysh se aty specifikohet se i njëjti mban vetëm një marrëdhënie të rregullt të punës (me orar të plotë të punës). Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk ka kthyer ende përgjigje në pyetjet që Gazeta Nacionale ka dërguar për këtë çështje, në mënyrë që të konfirmojë nëse Lulzim Rashiti ka bërë të ditur se është i angazhuar edhe në një pozitë tjetër në Serbi me orar të plotë.

Gazeta Nacionale ka kërkuar më shumë rreth angazhimit të Lulzim Rashitit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka gjetur se i njëjti nuk ka deklaruar as pasurinë, ashtu siç detyrohet me Ligj.

Sipas Ligjit, Lulzim Rashiti ka qenë i obliguar të deklarojë pasurinë e tij në vitin 2023, pastaj në vitin 2024 dhe 2025. Ai nuk e ka bërë këtë as në vitin 2023, as në vitin 2024, ndërsa nuk dihet nëse ka deklaruar ende pasurinë këtë vit.

Related

Previous Post

Ndodh çudia në Durrës, çifti irlandez gjen mbi 41 mijë Euro pranë supermarketit

Next Post

Ambasada britanike e uron Kosovën për njohjen nga Kenia: Forcim i lidhjeve diplomatike në tërë botën

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

30/06/2025
Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

30/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

Këto janë ushqimet që duhet t’i shmangni gjatë ditëve të nxehta të verës

30/06/2025
Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

Qetësoni migrenën me këto metoda në shtëpi

30/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info