Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Kulturë

Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë

Ishte viti 1856 kur Pietro Marubbi themeloi 'Foto-Studio Marubbi'. Në atë kohë, piktori dhe fotografi Italian nga Piacenza, mbasi e përshkoi Shqipërinë nga jugu në veri, erdhi e u vendos në Shkodër. Asokohe ky qytet ishte një qendër e lulëzuar dhe pikë lidhjeje e rëndësishme falë shkëmbimeve ekonomike e kulturor

02/04/2025
in Kulturë
Reading Time: 2 mins read
Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte viti 1856 kur Pietro Marubbi themeloi ‘Foto-Studio Marubbi’. Në atë kohë, piktori dhe fotografi Italian nga Piacenza, mbasi e përshkoi Shqipërinë nga jugu në veri, erdhi e u vendos në Shkodër. Asokohe ky qytet ishte një qendër e lulëzuar dhe pikë lidhjeje e rëndësishme falë shkëmbimeve ekonomike e kulturore. Ndoshta ishte atmosfera që gjeti në këtë qytet që e përndriti të sjellë artin e fotografisë duke hapur kështu studion e parë.

Duke mos patur fëmijë, ndihmësit e tij të parë, por edhe vijuesit besnikë në fushën e fotografisë, ishin fëmijët e kopështarit Rrok Kodheli nga zona e Zadrimës. Të dy djemtë, i pari Mati Kodheli e me vdekjen e tij të parakohëshme, vëllai i vogël Kel Kodheli, shkojnë në Trieste të mësojnë mbi mjeshtërinë dhe sekretet e fotografisë te studioja “Sebastianutti & Benque”. Keli ndjek rrugëtimin e Pietros me fotografinë duke trashëguar studion dhe mbiemrin. Më tej vijon i biri Gegë Kodheli (Marubi) duke ndjekur kurse mbi fotografinë për disa vjet pranë shkollës për kinematografi e fotografi të vëllezërve Lumière në Francë. Ajo çka bie në sy ndër tre brezat e fotografëve është dëshira për të qenë bashkëkohorë me epokën dhe kontekstin si nga pikëpamja social-estetike ashtu dhe nga ajo teknologjike.

Ndërkohë, në Shkodër ishin çelur njëra pas tjetrës studio të tjera fotografësh, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nxënës të Marubëve: Dritëshkronja e Kolës (1886), Fotografija Pici (1924), Foto Jakova (1932), Foto Rraboshta (1943).

Atelieri i Marubëve vijoi përreth një shekull me një gjurmë individuale e në fillim të viteve ‘50 iu dorëzua anonimatit kolektiv komunist duke u bashkuar me fotografët e tjerë në kooperativë. Në pamundësinë për të përdorur, promovuar e ruajtur punën e bërë nga ai dhe paraardhësit e tij, në një kohë kur çdo lloj aktiviteti privat ishte i ndaluar, i fundit fotograf i Marubëve, Gega, në vitin 1970 i dhuron shtetit arkivin e familjes. Gjesti i tij ndiqet edhe nga fotografët e tjerë të atelieve të qytetit. Këta fotografë që dikur fëmijë, kishin hyrë për të mësuar e punuar te Marubi po rihynin te Marubi jo si Dritëshkrojë por si Fototekë, jo më si nxënës, por si autorë me korpusin e tyre fotografik. Arkivi i grumbulluar me rreth gjysëm milion negativa formoi Fototekën Marubi.

Në vitin 1984 ndrron jetë në qytetin e lindjes, Gegë Marubi trashëgimtari i fundit i Marubve, dinastisë që i dhuroi Shqipërisë një pasuri të jashtëzakonshme e cila as nuk mund të riprodhohet e as nuk mund të zhbëhet.

Related

Previous Post

Rutte thotë se i ka kërkuar llogari Vuçiqit për sulmin në Banjskë

Next Post

“Shihet se janë persona të rinj”, të dyshuarit për vrasjen e policit s’janë identifikuar ende

Next Post
“Shihet se janë persona të rinj”, të dyshuarit për vrasjen e policit s’janë identifikuar ende

“Shihet se janë persona të rinj”, të dyshuarit për vrasjen e policit s’janë identifikuar ende

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

15/06/2025
Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

Nis Kupa e Botës për Klube, Mesi e humbë kohën dhe Al Ahli humb shansin

15/06/2025
“Kemi prova!” – Irani zbulon përfshirjen amerikane në sulm, Trump mohon gjithçka

“Kemi prova!” – Irani zbulon përfshirjen amerikane në sulm, Trump mohon gjithçka

15/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit, sirenat e alarmit bien në Tel Aviv dhe Jerusalem

15/06/2025
Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

Sa ujë duhet të pijmë me të vërtetë? Mjekët zbulojnë të vërtetën që do t’ju trondisë.

15/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info