Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 mijë euro” – Si i riu nga Shqipëria mashtroi pronarin e ‘Radison Hotel’!

Valon Arifi by Valon Arifi
03/04/2025
in Lajme
0
“Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 mijë euro” – Si i riu nga Shqipëria mashtroi pronarin e ‘Radison Hotel’!
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pilicia arrestoi personin, i cili u shtir si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke arritur t’i marrë një hoteli në kryeqytet shumën e 25 mijë eurove.

I riu ka kontaktuar me Radisson Collection Morina Hotel, i sipërmarrësit Julian Morina, duke i kërkuar disa mijëra euro të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar.

Me një shkrim me problematika të theksuara gramatikore, të cilat bien në sy, mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli.

AlbanianPost ka publikaur foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

Këtij rrengu, nuk i kanë shpëtuar as figura të tjera të njohura, si presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë.

Policia dyshon se se mbrapa tij fshihet një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Related

Previous Post

Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, reagon Rama: Lamtumirë yll!

Next Post

Konfirmohet: 8 prill, mbledhja e përbashkët e Konjufcës me kryetarët e partive politike

Next Post
Konfirmohet: 8 prill, mbledhja e përbashkët e Konjufcës me kryetarët e partive politike

Konfirmohet: 8 prill, mbledhja e përbashkët e Konjufcës me kryetarët e partive politike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.