Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ministrin Çeku nuk bind deklarata e federatës së Agim Ademit: Qartë ndodhi largimi i flamurit të Kosovës në Beograd

Minisitri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin që ndodhi në kongresin e UEFA-s me flamurin e Kosovës.

Valon Arifi by Valon Arifi
03/04/2025
in Lajme
0
Ministrin Çeku nuk bind deklarata e federatës së Agim Ademit: Qartë ndodhi largimi i flamurit të Kosovës në Beograd
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri Çeku nuk i është bindur deklaratës së Federatës të Futbollit të Kosovës, e cila çuditi me një komunikatë, duke thënë se simbolet e Kosovës nuk janë hequr nga Kongresi i UEFA-s,

 

Ministri Çeku thotë se është e qartë se simbolet e Kosovës janë larguar.

 

“Këto jane detaje që do të na sqarojë UEFA-ja, edhe vendosja edhe largimi i simboleve do te duhet te ndjeke një procedurë standarde te logjistikës së atij organizimi. Mirëpo, ne kemi fotografitë, që tashmë janë publike, ku në tavolinë nuk është flamuri i Kosovës derisa shihen flamujt e shteteve të tjera. Nëse ka ndodhur në përfundim ose pas përfundimit, megjithatë nuk ka logjikë që një herë të largohet vetëm flamuri i Kosovës dhe të bëhen disa fotografi e pastaj të vazhdohet me të tjerat. Këtë unë mendoj se e ka bërë Federata e Serbisë, por kjo nuk e redukton përgjegjësinë, pasi kjo nuk ka qenë ngjarje e federates serbe, por organizim i UEFA-s”, tha Çeku për emisionin “Gazeta” në “Kanal10”.

Po ashtu, në prononcimin për “Kanal10”, ministri tha se shteti i ka udhëzuar qysh më herët të gjitha federatat sportive të Kosovës, që t’i lëshojnë ose të tërhiqen nga çdo aktivitet sportiv – çfaredo qofshin ato – nëse pala kosovare nuk trajtohet njësoj sikurse pjesëmarrësit e vendeve të tjera.

“E kemi një politikë që e kemi komunikuar me gjitha federatat. Kudo që ndodhin ngjarjet sportive në botë, pjesëmarrje duhet të ketë vetëm me simbolet tona shtetërore.

Siç dihet, prezent ne Kongresin e UEFA-s, deri në fund të punimeve, kanë qenë përfaqësuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi dhe u.d sekretarit, Markus Weidner.

Related

Previous Post

Dy javë kohë për një ‘qeveri të brishtë’

Next Post

Alisa Braho, analistja e Presingut në T7’t, tani kamaremane e Sali Berishës në fushatë.

Next Post
Alisa Braho, analistja e Presingut në T7’t, tani kamaremane e Sali Berishës në fushatë.

Alisa Braho, analistja e Presingut në T7't, tani kamaremane e Sali Berishës në fushatë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.