Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lifestyle

Lirohen dy serbët për të cilët Sveçla tha se janë oficerë të sigurisë së Serbisë

Valon Arifi by Valon Arifi
08/04/2025
in Lifestyle
0
Lirohen dy serbët për të cilët Sveçla tha se janë oficerë të sigurisë së Serbisë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë liruar nga paraburgimi dy serbët e arrestuar në Prizren, për të cilët ministri Sveçla tha se janë oficerë të sigurisë së Serbisë.

Lajmin për lirimin e tyre e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.
“Lidhur me rastin e fundit, ju informojmë se pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë, prokurori i çështjes ka analizuar të gjitha provat dhe rrethanat e paraqitura gjatë fazës fillestare të hetimit. Bazuar në këtë vlerësim profesional dhe të pavarur, është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë. Prokurori i çështjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera hetimore duke përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurve. Prokuroria mbetet e përkushtuar të veprojë me përgjegjësi të lartë, duke respektuar të drejtat e palëve dhe duke siguruar zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe objektive”.

Për të njëjtit ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se janë oficerë aktivë të sigurisë së Serbisë.
Sveçla pati shkruar në Facebook se ata synonin të shkaktonin “tensione ndëretnike/fetare në Kosovë”, derisa Prokuroria tha se nuk ekziston dyshimi i bazuar.

“Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe. Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka ‘Gandi’. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka ‘Mami’, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Related

Previous Post

Takimi me Kaja Kallas, Begaj: Angazhimi për integrimin në BE, prioritet kyç

Next Post

VV’ja dorëzohet – Konjufca për ftesën ndaj LDK-së: Politika s’është urrejtje as dashuri, i zgjasim duart

Next Post
VV’ja dorëzohet – Konjufca për ftesën ndaj LDK-së: Politika s’është urrejtje as dashuri, i zgjasim duart

VV’ja dorëzohet – Konjufca për ftesën ndaj LDK-së: Politika s’është urrejtje as dashuri, i zgjasim duart

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.