Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Duda Balje e padit Sadri Ramabajen pasi analisti i VV’së e akuzoi se u taku me Radojçiqin

Duda Balje tha se e ka angazhuar një avokat për të parashtruar padi për civile për shpifje ndaj Sadri Ramabajës për pretendimet e tij rreth një takimi mes deputetes së komunitetit boshnjak me Millan Radojçiqin.

Valon Arifi by Valon Arifi
08/04/2025
in Lajme
0
Dude Balja: Komunë Boshnjake në këmbim të votës Pro-Kurtit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e hodhi poshtë pretendimin e analistit politik dhe përkrahësit të LVV-së, i cili vjen në një kohë kur kryeministri në detyrë Albin Kurti alarmoi për presion nga Serbia te deputetët e pakicave kundër formimit të qeverisë.

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat nga radhët e pakicave boshnjake paralajmëroi parashtrim të një padie civile për shpifje ndaj Ramabajës.

“Jo, këtu nuk kam çka me fol”, tha fillimisht ajo, e pyetur përmes telefonit për deklarimin e analistit të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

“E kam kontaktuar avokatin dhe i kam hyrë procedurave ligjore për krejt çfarë është thënë, pastaj Gjykata vendos”, tha Balje për Paparacin, transmeton Periskopi.

Ramabaja, pretendoi të hënën se ka informacione për një takim të zhvilluar ndërmjet Baljes dhe Millan Radojçiqit, kryeterroristit të Banjskës dhe shefit defacto të Listës Serbe.

Sipas deklarimit të Ramabajës në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit, Balje “është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë”.

Millan Radoiçiq, i cili ndodhet në arrati nga autoritetet kosovare që nga 24 shtatori i vitit 2023, është defacto shef i Listës Serbe, e cila zyrtarisht prej arratisjes së tij drejtohet nga Zllatan Elek. Radojçiq akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për organizimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit para rreth 18 muajsh.

Duda Balje, sikurse dhjetë deputetë të tjerë të pakicave jo-serbe, si dhe një përfaqësues i pakicës serbe, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për zhvillimin e konsultave për formimin e institucioneve.

Dy nga dhjetë deputetët e pakicave jo-serbe konfirmuan mbështetjen e tyre për një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje. Duda Balje nuk ishte në mesin e tyre.

Deputetja nga radhët e pakicave boshnjake tha pas takimit të enjten se në kuadër të konsultave me Kurtin ia paraqiti atij disa kërkesa të cilat, sipas saj, burojnë nga komuniteti boshnjak.

Një kërkesë e shumëdiskutuar është ajo e formimit të Komunës së Zhupës, aktualisht një fshat i Komunës së Prizrenit, i banuar me shumicë boshnjake.

Ajo, tha se është në pritje të ftesës së radhës nga kryetari i Vetëvendosjes.

“Në takimin e fundit me kryeministrin e kemi lënë me u taku edhe njëherë dhe tash jam duke e pritur thirrjen e tij”, tha Balje.

Balje është pjesë e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës që pritet të takohen sot me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, për përgatitjen e seancës konstituive që është caktuar për të martën e javës së ardhshme.

Related

Previous Post

VV’ja dorëzohet – Konjufca për ftesën ndaj LDK-së: Politika s’është urrejtje as dashuri, i zgjasim duart

Next Post

Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

Next Post
Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.