Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Marrëveshja me Italinë/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, nesër mbërrijnë dy anije me 40 persona

Valon Arifi by Valon Arifi
09/04/2025
in Lajme
0
Marrëveshja me Italinë/ Gjadri do përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve në pritje të dëbimit, nesër mbërrijnë dy anije me 40 persona
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria Meloni po vë në jetë dekretin e miratuar më 28 mars dhe tashmë kampi i Gjadrit do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Në bazë të këtij dekreti, burime bëjnë me dije se nesër në Portin e Shëngjinit do të mbërrijnë dy anije me total 40 emigrantë që kanë urdhër dëbimi.

Anija e parë pritet të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrante si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Ata do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.

Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj. Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Piantedosi, ka theksuar se politikat e reja kanë ulur ndjeshëm fluksin e emigrantëve në Itali dhe se qendrat në Shqipëri janë një model efektiv menaxhimi.

Pas një pauze të funksionimit të qendrave pritëse në Shëngjin dhe Gjadër, drejtuesit e qendrave kanë rikontaktuar punonjësit që ishin pjesë e bashkëpunimit të parë për të rifilluar punën në këto kampe duke filluar nga enjtja.

Me këtë dekret qeveria italiane nuk ka ndryshuar destinacionin e qendrës, por synon ta përdorë edhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në pritje të dëbimit. Fillimisht, kjo qendër ishte menduar për mbajtjen deri në 28 ditë të azilkërkuesve të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane, të ardhur nga vendet e konsideruara të sigurta, për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare. Tani, emigrantët e dëbuar do të mbahen në Gjadër deri në 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre. Qeveria Italiane është në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së mbi dekretin për “Vendet e sigurta”.

Related

Previous Post

SHBA-ja, Gjermania dhe Britania me mesazh të qartë për Qeverinë e ardhshme: Presim koordinim dhe përparim në dialog

Next Post

Çfarë pritet të ndodhë? Kina nuk tërhiqet nga lufta tarifore e Trump

Next Post
Çfarë pritet të ndodhë? Kina nuk tërhiqet nga lufta tarifore e Trump

Çfarë pritet të ndodhë? Kina nuk tërhiqet nga lufta tarifore e Trump

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.