Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqipëri: Nesër nis fushata zgjedhore, bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme

10/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Shqipëri: Nesër nis fushata zgjedhore, bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Shqipëri, prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Prokuroria e Përgjithshme organizuan një tryezë për forcimin e rolit të prokurorëve në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, në fjalën e tij u shpreh se, “integriteti zgjedhor qëndron në themel të çdo shoqërie demokratike”.

“Sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kërkon institucione të forta, llogaridhënie, transparencë dhe angazhim të palëkundur ndaj shtetit të së drejtës. Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit kanë detyrën thelbësore të hetimit, ndjekjes finale dhe luftës kundër krimit zgjedhor”, tha Tarran, raporton ReportTv, transmeton Periskopi.

Ai theksoi se, “megjithëse është bërë përparim raportet përfundimtare të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të vitit 2023 vënë në dukje se krimi zgjedhor, në veçanti shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve të administratës dhe frikësimi i votuesve vazhdojnë të jenë çështje shqetësuese”.

“Të dyja raportet rekomandojnë që organet ligjzbatuese të bëjnë çdo përpjekje për të identifikuar dhe hetuar në mënyrë të pavarur të gjitha akuzat për shkelje zgjedhore, përfshirë shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës në mënyrë të plotë, të shpejtë dhe transparente”, tha Tarran.

Ambasadori u shpreh se, “votuesit duhet të informohen në mënyrë sistematike për mekanizmat përkatës, lidhur me raportin e shkeljeve, përfshirë mbrojtjen e sinjalizuesve dhe garancitë kundër hakmarrjes”.

Tarran vlerësoi masat paraprake dhe të bashkërenduara të ndërmarra nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, SPAK-u dhe Policisë së Shtetit për sfidat që lidhen me krimet zgjedhore.

“Veprimet tuaja të përbashkëta dhe individuale pasqyrojnë vullnetin e fortë institucional për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, tha se është esenciale marrëveshja me Policinë e Shtetit.

“I rëndësishëm, Protokolli i Prgjithshëm që u arrit me SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Kemi vendosur që pranë KQZ do të ketë përfaqësues të SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një oficer i policisë gjyqësore dhe 1 prokuror. Secili të shfaqë gatishmëri për të raportuar krimet zgjedhore”, tha Çela.

Gjithashtu, Tarran, mirëpriti theksin që i është vënë transparencës dhe informimit në kohë të publikut për hetimet e krimeve zgjedhore.

“Ne vlerësojmë që organizatat e shoqërisë civile dhe media kanë rol të rëndësishëm për realizimin e mbikëqyrjes së pavarur duke plotësuar përpjekjet institucionale për të ekspozuar krimet zgjedhore dhe për ta fuqizuar llogaridhënien”, tha Tarran.

“Në gjuhën shqipe ka një shprehje të vjetër “Gur, gur bëhet kalaja”. Çdo përpjekje kontribuon në një qëllim më të madh. Qëllimi ynë i përbashkët është i qartë të sigurohemi që shkeljet zgjedhore, jo vetëm të identifikohen, por edhe të hetohen dhe ndiqen penalisht pa vonesa dhe në mënyrë të plotë, duke përforcuar kështu besimin e publikut në procesin demokratik”, tha ambasadori i OSBE-së./Periskopi/

Related

Previous Post

“I lumtur ta quaj Kushnerin, mik”, Rama: Trump, një e mirë për të gjithë. Mundësi për BE që të rizbulojë fuqinë e saj

Next Post

Serbët e Kosovës thanë se do të nisen në këmbë për në Beograd që të marrin pjesë në tubimin e Vuçiqit, kapen duke hipur në autobusë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

09/05/2025
Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

09/05/2025
Kosova në Ditën e Evropës: Kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese dhe ndaljen e politikave akomoduese ndaj Serbisë

Kosova në Ditën e Evropës: Kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese dhe ndaljen e politikave akomoduese ndaj Serbisë

09/05/2025
Oda Amerikane paralajmëron: Kosova e papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë – kërkohet shtyrje e afatit

Oda Amerikane paralajmëron: Kosova e papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë – kërkohet shtyrje e afatit

09/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

09/05/2025
Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

09/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info