Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurti probleme me numrat, Kusari-Lila: S’mund të konfirmojë se ka marrëveshje të finalizuar me Limajn

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, që fitoi një mandat në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 9 shkurtit, tha se nuk kanë marrëveshje të konfirmuar me partinë e Fatmir Limajt për votimin e qeverisë.

10/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Kurti probleme me numrat, Kusari-Lila: S’mund të konfirmojë se ka marrëveshje të finalizuar me Limajn
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo tha se Limaj dhe dy deputetët e zgjedhur nga partia e tij kanë shprehur gatishmëri, por tha se kjo s’është konfirmuar.

“Ka shprehur gatishmëri edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, për tre deputetët e vet, megjithatë nuk mund të konfirmoj se ka një marrëveshje të konfirmuar apo të finalizuar me partinë Nisma për institucionet”, tha ajo në Euronews Albania.
Kusari-Lila pranoi se bashkë me votat jo edhe aq të sigurta të Nismës dhe tetë të konfirmuara nga pakicat – përfshirë këtu edhe atë të Nenad Rashiqit – prapë iu mungojnë edhe dy të tjera për ta krijuar shumicën e thjeshtë për votimin e Qeverisë Kurti 3.

“Nga informatat është se nga grupi i komunitetit joshumicë joserbe, nga 10 sa janë tre nuk kanë dhënë konfirmimin e tyre të plotë për mbështetje të qeverisë, gjegjësisht kanë pasë kërkesa të cilat abnormalisht kanë shkuar në peshë më të rëndë sesa që kanë qenë më herët ose sesa mund të kërkohet për një mandat që ata secili veç e veç e kanë në Kuvend”.

Ndërkaq, e pyetur nëse kanë marrë konfirmim nga ndonjë deputet i partive të tjera për të mbështetur krijimin e Qeverisë, Kusari-Lila tha se s’kanë asgjë të sigurt.

“Nuk mund të them më të sigurt, gatishmëri ka pasë, por nuk mund të jetë e konfirmuar për arsye se në fund të ditës secili do e kenë përgjegjësinë apo ballafaqimin qoftë me subjektin e vet apo nëse do të duan të bëjnë lëvizje, por nuk mund të kemi të konfirmuar apo të sigurt që do të jenë deputetët nga radhët e partive tjera”.

Kusari-Lila shtoi se më e lehtë për t’u marrë vesh nëse do të jenë 61 votat e nevojshme për krijim të Qeverisë “do të jetë kur vetë deputetët do të bëjnë publike” votën e tyre.

“Me trendin aktual nuk mund të kem parashikim pozitiv. Por, ne jemi vend i çudirave shpeshherë, dua të besoj që i kemi, por po e shoh me vështirësi”.

Related

Previous Post

Begaj: Shqipëria e Kosova duhet rrugëtuar së bashku drejt BE-së

Next Post

Si ndryshoi mendje Trump për tarifat, vendimet zbuluan përçarjet brenda ekipit të Presidentit

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Klikerët – armë e heshtur kundër arrestimit në Sërbi

01/07/2025
Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

“Qiky gjyks ta ndalë punën”, “Samiu i shajti me nanë inspektorët”, si nisi konflikti mes Sami Lushtakut e Ramiz Lladrovcit

OVL-UÇK paralajmëron masa për bllokadën në Kuvend: Nuk luftuam për ngërçe politike, por për një Kosovë funksionale

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Klikerët – armë e heshtur kundër arrestimit në Sërbi

Klikerët – armë e heshtur kundër arrestimit në Sërbi

01/07/2025
Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info