Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Vuçiq e propozoi shqiptarin Demo Berisha për ministër, Kamberi: Është goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se propozimi i Demo Berishës për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, është një goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur, rezistuar dhe sakrifikuar për të drejtat e veta në Serbi.

14/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Vuçiq e propozoi shqiptarin Demo Berisha për ministër, Kamberi: Është goditje e rëndë për çdo shqiptar që ka vuajtur
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas tij, ky emërim është jo vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm, sepse Demo Berisha nuk është një përfaqësues i të drejtave të njeriut, por një simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.

“Siç dëshmojnë pamjet, deklaratat dhe intervistat publike, Demo Berisha është një ish-oficer i ushtrisë serbe, pjesë e strukturave që kanë qenë të përfshira në krime të luftës në Kosovë. Edhe pse thotë se është nga Peja, ai publikisht deklaron se atdheu i tij është Serbia, se Kosova është “Kosova e Metohisë” dhe mohon ekzistencën e Republikës së Kosovës. Jo vetëm kaq – ai është themelues i një organizate me emër serb, “Matica Albanaca Srbije,” ku mbrohet trashëgimia e bashkëpunëtorëve të Serbisë në periudhat më të errëta të historisë sonë, madje edhe Esat Pashë Toptani, i njohur për tradhti ndaj kombit shqiptar.Demo Berisha vetëm mund te jete Faik Jašari 2.0, i cili ishte pjesëmarrës në delegacionin e Serbisë në Rambuje. Faik Jašari, edhe pse kishte zgjedhur të mbetet pjesë e institucioneve të Serbisë para vitit 1999, pas luftës u detyrua të largohej nga Kosova dhe për 20 vjet nuk është kthyer më. Ai është simbol i një të kaluare që ka përfunduar. Ai mbetet jashtë institucioneve, jashtë Kosovës, si një figurë e harresës dhe disfatës, figure kuislingë”, ka shkruar ai në Facebook.Kamberi ka shkruar se Demo Berisha, i cili ndan të njëjtën ideologji me Jasharin – që Kosova është Serbi dhe shqiptarët duhet të nënshtrohen nën këtë realitet, po promovon këtë frymë si “shqiptari model” për Serbinë.
“Ai shfaqet në intervista duke mohuar NATO-n, duke përkrahur narrativën serbe për luftën dhe duke u paraqitur si përfaqësues i shqiptarëve në Serbi. Ai është përdorur dhe po përdoret si një mjet propagandistik për të legjitimuar narrativën se shqiptarët janë të integruar dhe të kënaqur në Serbi – për sa kohë që ata mohojnë Kosovën dhe i binden Beogradit. Demo Berisha nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të të instrumentalizuar për interesa të politikës serbe, sikurse disa tjetë në periudhën e Millosheviqit. Propozimi i tij si ministër nuk është për të drejtat e njeriut, por për vazhdimin e një politike që do të shuajë zërin e shqiptarëve të vërtetë në Serbi, sikurse përfaqëson edhe një fyerje për të gjitha pakicat tjera në Serbi, që përbëjnë 20 përqind të popullatës së këtij shteti. Ky propozim është i rrezikshëm sepse legalizon mohimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve, dhe institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e tyre do të shndërrohet në një parodi të vetvetes. Prandaj, ky emërim nuk duhet të kalojë pa reagim – as nga shqiptarët e Luginës, as nga institucionet në Prishtinë, as nga Tirana zyrtare dhe as nga faktori ndërkombëtar”, ka shkruar ai, duke shtuar se heshtja ndaj këtij absurdi është bashkëfajësi.

Related

Previous Post

Nesër seanca konstituive: AAK e voton kandidatin e VV’së për kryetar Kuvendi, ende s’ka emër

Next Post

Autobusi prishet në Serbi, raportohet se rreth 70 udhëtarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë janë në pritje të autobusit tjetër

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

01/07/2025
Trump sulmon sërish Harvardin: Qeveria e akuzon për shkelje të të drejtave të studentëve hebrenj, kërcënon me ndërprerje fondesh

Trump sulmon sërish Harvardin: Qeveria e akuzon për shkelje të të drejtave të studentëve hebrenj, kërcënon me ndërprerje fondesh

01/07/2025
Dështimi i 32-të radhazi: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituuar pas dy muajsh

Kuvendi i Kosovës përballet me tentativën e 40-të për konstituim – ende pa marrëveshje për kryetarin

01/07/2025
Shkup: Vijon Samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus Plani i Zhvillimit dhe perspektiva e zgjerimit

Shkup: Vijon Samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus Plani i Zhvillimit dhe perspektiva e zgjerimit

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

Danimarka merr presidencën e Këshillit të BE-së: Fokus në siguri, ekonomi dhe tranzicionin e gjelbër

01/07/2025
Trump sulmon sërish Harvardin: Qeveria e akuzon për shkelje të të drejtave të studentëve hebrenj, kërcënon me ndërprerje fondesh

Trump sulmon sërish Harvardin: Qeveria e akuzon për shkelje të të drejtave të studentëve hebrenj, kërcënon me ndërprerje fondesh

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info