Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dodik: Bosnja do të shpërbëhet, osmanët i detyruan boshnjakët të bëhen myslimanë

Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, iu drejtua publikut pas një takimi të koalicionit qeverisës në RS, duke bërë një sërë deklaratash fyese, shoviniste dhe historikisht të pabazuara, të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik vendor dhe rajonal.

Valon Arifi by Valon Arifi
29/04/2025
in Lajme
0
Dodik: Bosnja do të shpërbëhet, osmanët i detyruan boshnjakët të bëhen myslimanë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë fjalimit, Dodik deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina po “shpërbëhet” dhe se gjurma e saj “kundërmon nga çnjerëzia”. Ai hodhi poshtë në disa raste legjitimitetin e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, duke e quajtur “jolegjitim”, dhe pretendoi se “myslimanët”, siç i quan ai boshnjakët, “i pranojnë vendimet e tij dhe shpresojnë në pjesën e dytë të lojës”.

Megjithatë, pjesa më skandaloze dhe fyese e fjalimit ishte thirrja e drejtpërdrejtë ndaj boshnjakëve që të “kthehen në fenë ortodokse”, duke pretenduar se Bosnja dhe Hercegovina në atë rast do të ishte “kryesisht serbe” dhe se “vetëm e tillë mund të ekzistojë”.

“Zgjidhja për Bosnjën është kjo: që myslimanët të kthehen në fenë e tyre të vjetër ortodokse. Po përpiqemi të japim propozime konstruktive. Ekzistojnë dëshmi se paraardhësit tanë kaluan në islam nën detyrimin osman. Prandaj, për mua kjo është një zgjidhje korrekte”, tha Dodik.

Ai shtoi se “boshnjakët duhet të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, dhe kështu Bosnja do të ishte me shumicë serbe”, shkruan klix.ba.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk është ajo që pretendohet të jetë. Ajo do të shpërbëhet. Dhe jam i lumtur për këtë”, u shpreh Dodik, duke mos fshehur kënaqësinë për rrënimin e mundshëm të shtetit./Periskopi/

Related

Previous Post

Shtrenjtimi i kafes, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar të mbledh informacione

Next Post

Haradinaj pro Qeverisë së opozitës: Kryeministër mund të jetë Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku

Next Post
Haradinaj pro Qeverisë së opozitës: Kryeministër mund të jetë Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku

Haradinaj pro Qeverisë së opozitës: Kryeministër mund të jetë Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.