Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Senatori republikan për Putinin: Jemi të gatshëm ta bëjmë vendin e tij ushqim për peshk

Senatori republikan, John Kennedy, ka qenë mjaft i ashpër me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ende nuk po shprehet i gatshëm për një marrëveshje armëpushimi, e aq më pak për një marrëveshje finale me Ukrainën, përcjell Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
29/04/2025
in Lajme
0
Senatori republikan për Putinin: Jemi të gatshëm ta bëjmë vendin e tij ushqim për peshk
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Senatori Kennedy ishte tejet i ashpër dhe i pakompromis në një paraqitje televizive në Fox News, ku tha se presidenti rus po i kthehet mbrapa secilës pikë që është pajtuar me palën amerikane, si dhe nuk po e respekton presidentin Donald Trump.

“Putin e ka hedhur poshtë çdo premtim që i ka bërë presidentit Trump, propozimi i tij i fundit është asgjë”, tha senatori nga Louisiana.

“Ai dëshiron të mbajë krejt territorin që e ka marrë, dëshiron që ta ndalojë Ukrainën t’i bashkohet NATO-s dhe dëshiron që Amerika dhe NATO të ndalojnë së ndihmuari Ukrainën”, tha ai.

“Mendoj se ai po mendon që ne i frikësohemi. Ai është tallur me presidentin Trump në çdo mundësi, nuk e ka respektuar presidentin tonë”, tha më tej senatori Kennedy.

“Nuk besoj që do të bëhet më mirë derisa t’ia bëjmë të qartë Putinit se jemi të gatshëm ta shndërrojmë atë dhe vendin e tij në ushqim për peshk. Dhe s’po flas për armë bërthamore. Do të filloja me naftën”, tha senatori që vjen nga e njëjta parti si presidenti Trump.

Ky reagim i ashpër vjen në një kohë kur presidenti Trump tha të dielën se ndoshta Putin po e mashtron dhe nuk është fare i interesuar për paqe./gazetametro.net

Related

Previous Post

Haradinaj pro Qeverisë së opozitës: Kryeministër mund të jetë Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku

Next Post

Tmerri i Hollywood: Gjyqtari lejon prova të reja për trafikim seksual në rastin e Diddy

Next Post
Tmerri i Hollywood: Gjyqtari lejon prova të reja për trafikim seksual në rastin e Diddy

Tmerri i Hollywood: Gjyqtari lejon prova të reja për trafikim seksual në rastin e Diddy

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.