Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Kurti” – Nurellari: Albini u ngrit me protesta studentore, po bie me censurë mediatike

Politologu Adri Nurellari ka reaguar pas renditjes së Kosovës 24 pozita më poshtë në raporti e RSF’së shkruan Periskopi

02/05/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Kurti” – Nurellari: Albini u ngrit me protesta studentore, po bie me censurë mediatike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ai ka ironizuar duke thënë se kjo është ndër ‘sukseset’ më madhore të qeverisjes së Kurtit.

“Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Kurti: Si u ngrit me protesta studentore dhe po bie me censurë mediatike. Urime të përzemërta Albin Kurtit për një nga “sukseset” më madhore të qeverisjes së tij: Kosova ka rënë 24 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, duke u renditur në pozitën më të ulët në një dekadë – vendi i 99-të, afër Mozambikut, Angolës dhe Mongolisë…”, ka shkruar Nurellari.

Postimi i plotë:

Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Kurti: Si u ngrit me protesta studentore dhe po bie me censurë mediatike.

Urime të përzemërta Albin Kurtit për një nga “sukseset” më madhore të qeverisjes së tij: Kosova ka rënë 24 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, duke u renditur në pozitën më të ulët në një dekadë – vendi i 99-të, afër Mozambikut, Angolës dhe Mongolisë. Një “sukses” i padiskutueshëm për një qeveri që dikur premtonte transparencë, llogaridhënie dhe respekt për fjalën e lirë.

Ky nuk është thjesht ndryshim radikal i një renditjeje, por është një përmbushje e arritje ideologjike. Albin Kurti ka hequr këmishën ushtarake të Mao Ce Dunit e Che Guevarës, por nuk ka hequr dorë nga flamuri i dikurshëm i revolucionit. Sot, i veshur me kravatë dhe kostum institucional, me xhipa të zinj dhe një shpurë truprojash që edhe Gadafi do t’ia kishte zili, ai ka arritur pikërisht atë që shumë liderë autokratë të vjetër ëndërronin ta kishin në zemër të Evropës: një shtet që ka më pak pyetje nga gazetarët e më shumë duartrokitje të masave.

Liria e shtypit në Kosovë është rrëzuar jo rastësisht, por si rezultat i një filozofie të re sundimi: sulme të hapura ndaj gazetarëve, akuza për “bashkëpunim me armikun”, vëzhgim dhe frikësim të reporterëve, miratim i ligjeve që kufizojnë median, bojkot i portaleve të pakontrolluara nga qeveria dhe paditë e famshme që përdoren si mjete presioni për të mbyllur gojën.

Dikur Kosova konsiderohej kampione e rajonit për lirinë e medias. Sot është vendi i fundit në Ballkan dhe më poshtë se Serbia, duke treguar se autokracia nuk ka nevojë për diktatorë me uniformë. Mjafton një tribunë, një filtër patriotik dhe një zë i vetëm që flet pa u ndalur, ndërsa të tjerët mësohen të heshtin ose të rrijnë në pritje të lejes për të folur.

E për të kompletuar këtë atmosferë, nuk mungon as lukunia dixhitale e ndjekësve besnikë, që thurrin lavde në komente, shpërndajnë me përkushtim çdo fjalim, dhe lëshojnë gjuhën harbute të linçimit ndaj çdo zëri ndryshe që guxon të bëjë pyetje apo të shprehë dyshim. Sepse në republikën e një zëri të vetëm të udhëheqësit të lavdishëm Kurti, edhe rrjetet sociale kanë rregullin e vet të artë: ose duartroket, ose denoncohesh.

Urime, Albin! E nise karrierën publike si lider studentor frymëzues që ngrinte zërin në emër të lirisë, dhe po e mbyll si lider që po bllokon vetë lirinë për të pasur një zë. Ky është ndoshta transformimi më i suksesshëm politik në Ballkanin e pasluftës, që plotëson Republikën e Vetë-Pa-Vërtetësisë, ku gazetarët zëvendësohen me zëdhënës, pyetjet me brohorima, dhe Kosova shndërrohet nga një shtet i çliruar nga tirania në një “shtet të çliruar nga pyetjet e bezdisshme” të mediave të “padëshiruara”.

Urime të përzemërta për votuesit e panumërt pseudo-urbano-kozmopolitë të Prishtinës dhe qyteteve të tjera Kosovës, të cilët, pasi e shijuan për 5 vite Albinin në pushtet, vendosën sivjet, me bindje të hekurt: hajde edhe njëherë, se nuk na mjaftoi!

Bravo edhe për diasporën tonë të ndritur, që, edhe pse jeton në zemër të Perëndimit, në demokracitë më të zhvilluara, nuk ka pësuar asnjë shenjë nga jetesa atje dhe ka mbetur imune ndaj koncepteve si liria e shtypit, institucionet e pavarura apo ndarja e pushteteve.

Sa bukur që paskeni jetuar në vendet e BE-së e NATO-s, vetëm për ta votuar autokracinë si një suvenir nostalgjik nga vendlindja. Me zellin tuaj të pashuar patriotik, që shpërthen nga çdo status në Facebook apo nga fletë-votimi, ia keni dalë ta ktheni Kosovën nën Serbi — të paktën për nga renditja e lirisë së fjalës.

Related

Previous Post

Mustafa: Të drejta reagimet e brengosja për lirinë e medias, por Kurti pa mediat s’do të vinte në pushtet

Next Post

Mbi 1 milion euro për reklama dhe konferenca, VV-ja me rekord shpenzime në fushatë

Next Post
Zgjimi i vonshëm i Albin Kurtit për projekt të banimit: Sot hedh dy kacija dhe tek një premtim i tij disavjeçar

Mbi 1 milion euro për reklama dhe konferenca, VV-ja me rekord shpenzime në fushatë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së

01/07/2025
Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

Kandidati i LDK`së Ismajli: Gjilani ka nevojë për udhëheqje të ndershme, jo për aktorë që flasin për gjithçka dhe nuk bëjnë asgjë

01/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

01/07/2025
Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

Nis puna për urat e reja mbi Ibër, Kurti, Aliu, Bahtiri e të tjerë e hedhin nga një lopatë cement

01/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info