Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore nga partitë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vetëvendosje mban rekordin me më së shumti shpenzime nga partitë kryesore. Nga periudha 16 gusht e vitit 2024 deri më 9 shkurt të vitit 2025, VV-ja ka shpenzuar 1 milionë e 702 mijë e 36 euro.
Nga kjo shifër, sipas raporteve të pa audituara, Vetëvendosje ka borxh 589 mijë e 892 euro.
Për radio dhe spote televizive, VV-ja ka shpenzuar 212 mijë euro, ndërkaq për stendat e afishimit dhe reklamimet në gazeta ka shpenzuar 281 mijë euro.
Gjithsej për reklama, reprezentacioni dhe konferencat, sipas KQZ-së, Vetëvendosje ka shpenzuar 1 milionë e 182 mijë euro.
Për gjoba dhe ndëshkime, partia që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit ka paguar 212 mijë e 611 euro.