Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Kosova paralajmërohet se ‘nuk do ta ketë aspak lehtë’ as me qeverinë e re gjermane

08/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Kosova paralajmërohet se ‘nuk do ta ketë aspak lehtë’ as me qeverinë e re gjermane
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova nuk do ta ketë më të lehtë me qeverinë e re gjermane, thotë Engjëllushe Morina, e cila në Këshillin Europian për Marrëdhënie meAjo tha për BBC-në në serbisht se me kthimin në pushtet të CDU-së së Angela Merkel, nuk pret shumë ndryshime në qasjen e Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor, pasi thotë se politikat e vendosura gjatë kohës së ish-kancelares “janë ndjekur në masë të madhe edhe nga qeveria e mëparshme e Olaf Scholzit”.

“Ndoshta fjalori ishte pak më ndryshe dhe me më shumë ashpërsi, por në thelb politikat nuk kanë ndryshuar”, tha ajo.

Frauke Seebas, analiste në Institutin Gjerman për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, thotë se megjithatë, qeveria e re e Kosovës, nuk do ta ketë të lehtë. Ajo mendon se qeveria gjermane “do të jetë më e qëndrueshme ndaj Kosovës, me më pak ngritje e rënie”.

“Por për shkak të bashkëpunimit më intensiv të pritur me Francën si motori i BE-së dhe Poloninë, kjo do të thotë se qeveria e re e Kosovës nuk do ta ketë më të lehtë se deri tani”, tha ajo.

Morina kujtoi se Perëndimin e ka irrituar vizioni i Albin Kurtit.

“Duhet të ketë respekt të plotë për të drejtat e pakicave dhe, edhe pse besoj se qeveria e tij i ka marrë parasysh, nuk e ka bërë këtë në mënyrë që t’i pëlqejë të gjithëve”, tha ajo.

Seebas tha Berlini megjithatë “ka qenë më i zëshmi në përpjekjet për heqjen e masave ndaj Kosovës për shkak të investimeve gjermane” dhe se pavarësisht sanksioneve, “kjo nuk i ka penguar zyrtarët gjermanë të takohen me zyrtarët kosovarë, pavarësisht sanksioneve”.

BBC shkruan se nuk ka dyshim që Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse ai po zhvillohet shumë ngadalë, madje edhe në nivel teknik.

Ballkani Perëndimor përmendet vetëm dy herë në 144 faqet e marrëveshjes së koalicionit qeverisës të udhëhequr nga kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz.

Johann Wadephul, ministri i ri gjerman i Punëve të Jashtme, është marrë pikërisht me Ballkanin Perëndimor gjatë karrierës së tij parlamentare dhe partiake. Ai, siç shkruan mediumi, do të punojë pa ndihmën e të dërguarit të deritanishëm të posaçëm për Ballkanin, një pozitë që në kabinetin e mëparshëm e mbante Manuel Sarrazin, dhe pasuesi i tij nuk është emëruar ende.

Ditët para se të emërohej si ministër, Wadephul i kaloi pikërisht në Ballkan. Duke u kthyer nga Shkupi, nga samiti i NATO-s, më 6 prill pa paralajmërim vizitoi Beogradin. Për takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai nuk u deklarua askund.

Për dialogun Kosovë-Serbi, ministri aktual i jashtëm e kishte kritikuar kancelarin e mëparshëm Olaf Scholz kur gjatë vizitës në Beograd në qershor 2022 kishte thënë se njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Kjo është e dëshirueshme dhe të gjithë e dinë, por njohja duhet të vijë në fund të procesit. Një deklaratë e tillë në këtë moment është amatore dhe vendos barrë mbi të gjithë procesin, duke e bërë të vështirë për Serbinë”, kishte thënë atëherë Wadephul në një debat në Bundestagun gjerman. Jashtë merret me çështjet e Ballkanit.

Related

Previous Post

SHBA propozoi një administratë të përkohshme për Gazën e pasluftës, bashkë me shtetet arabe

Next Post

‘Formimi i institucioneve të reja’: Osmani takohet me Prattipatin

Next Post
‘Formimi i institucioneve të reja’: Osmani takohet me Prattipatin

‘Formimi i institucioneve të reja’: Osmani takohet me Prattipatin

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim

02/07/2025
Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

Kriza në Universitetin e Gjakovës: Vetëm një program i akredituar, dorëheqje zinxhirore dhe akuzat ndaj rektorit

02/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

“Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim” – Krejt çka u tha sot pas takimeve të Osmanit me krerët e partive politike

02/07/2025
Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

Peci e pranon se nuk i ka hyrë me qejf garës në Mitrovicë: Vendosa pasi fola mbi 5 orë me Kurtin

02/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info