Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani: Investimi në siguri e pozicionon Kosovën mes vendeve partnere

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se reformat dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë e pozicionojnë Kosovën mes vendeve partnere që ndajnë të njëjtat vlera.

Valon Arifi by Valon Arifi
25/05/2025
in Lajme
0
Osmani: Investimi në siguri e pozicionon Kosovën mes vendeve partnere
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo ka shkruar të dielën në Facebook se këto deklarime i ka bërë në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Osmanit, me SHBA-në dhe aleatët e tjera, Kosova po i forcon themelet e një rajoni më të sigurt.

“Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë. Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, ka thënë ajo.

Një ditë më parë, në një takim me delegacionin amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osmani është shprehur se është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën./Periskopi/

Related

Previous Post

Alarm për mjet të dyshimtë shpërthyes në Prishtinë

Next Post

VV’ja ia kërkon kthimin e nderit VLEN’it – Si po mundohet Kurti me i “josh” deputetët përmes Maqedonisë së Veriut?

Next Post
VV’ja ia kërkon kthimin e nderit VLEN’it – Si po mundohet Kurti me i “josh” deputetët përmes Maqedonisë së Veriut?

VV’ja ia kërkon kthimin e nderit VLEN’it – Si po mundohet Kurti me i “josh” deputetët përmes Maqedonisë së Veriut?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.