Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Osmani në vizitë pranë ushtarëve të FSK-së dhe trupave amerikane në Defender 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka vizituar sot ushtrimin ushtarak ndërkombëtar Defender Europe 2025, që po zhvillohet në Kosovë.

Valon Arifi by Valon Arifi
29/05/2025
in Lajme
0
Osmani në vizitë pranë ushtarëve të FSK-së dhe trupave amerikane në Defender 2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Sot, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizitova Defender Europe ’25 – ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por ka edhe nderin të jetë nikoqire. Krah për krah me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të NATO-s, vendi ynë po shkruan një kapitull të ri të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar”, tha ajo.

“Vetëm dy ditë më parë, në SHBA, diskutuam për vizionin e përbashkët për mbrojtjen e Evropës. Sot, ky vizion po zbatohet në terren, në tokën tonë, përmes Defender Europe ’25 – një ushtrim i përmasave të jashtëzakonshme që dëshmon përkushtimin ndaj paqes dhe sigurisë. Rreth 1000 pjesëtarë të FSK-së janë të angazhuar drejtpërdrejt – profesionistë të barabartë me aleatët nga vendet më të fuqishme të botës. Ky është një mesazh i qartë: Kosova jo vetëm që kontribuon, por është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s”.

Related

Previous Post

‘Qeveri peciste’ – Dimal Basha qorton bizneset: Duhet të përgatiteshin më herët

Next Post

UEFA: Shqiptarët jetojnë me futbollin, tifozët i mbushin stadiumet në finalet e Euro U-17

Next Post
UEFA: Shqiptarët jetojnë me futbollin, tifozët i mbushin stadiumet në finalet e Euro U-17

UEFA: Shqiptarët jetojnë me futbollin, tifozët i mbushin stadiumet në finalet e Euro U-17

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.