Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

PSG futet në histori, shkatërron Interin dhe ngre trofeun e Champions League për herë të parë

Valon Arifi by Valon Arifi
31/05/2025
in Sport
0
PSG futet në histori, shkatërron Interin dhe ngre trofeun e Champions League për herë të parë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 4 herët e kaluara që finalja e Champions League ishte luajtur në Mynih, kishte fituar një skuadër për herë të parë (Nottingham Forest më 1979, Marseille 1993, Borussia Dortmund 1997, Chelsea 2012). Kështu ndodhi edhe këtë të shtunë, më 31 maj 2025, kur Paris SG u kurorëzua në fronin e Europës për herë të parë në historinë e vet, pasi shkatërroi 5-0 Interin në finalen e luajtur në “Allianz Arena”.

Desire Doue protagonist absolut me 2 gola, ndërsa ish-zikaltri Hakimi hapi serinë e golave që në të 12’. Goditjen përfundimtare italianëve ja dha gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia, ish-Napoli, i cili pas një kundërsulmi të shpejtë mposhti Sommer për herë të katërt, shkruan A2 CNN. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, zëvendësuesi Senny Mayulu realizoi golin e pestë, për t’i dhënë “shuplakën” përfundimtare Interit.

Kristjan Asllani u bë lojtari i parë i Kombëtares së Shqipërisë që luan në një finale të Champions League, një statistikë që nuk mund ta ngushëllojë assesi pas humbjes.

PSG e dominoi totalisht takimin që nga fillimi, duke mos i lënë asnjë hapësirë Interit të rrezikonte. Francezët e drejtuar nga Luis Enrique ngrenë kështu trofeun më të rëndësishëm kontinental për herë të parë në historinë e tyre dhe kurorëzojnë një sezon fantastik, me 4 trofe të fituar, pas Superkupës së Francës, Kupës së Francës dhe titullit kampion. Champions i dytë për Lusi Enrique-n, pasi spanjolli e ka fituar më parë trofeun me Barcelonën dhjet vjet më parë.

Ndërsa zikaltrit mbyllin sezonin pa asnjë trofe, edhe pse e kishin nisur me objektiv tripletën.

Related

Previous Post

Sa armë ka aktualisht Evropa dhe çfarë i duhet për të përballuar Rusinë

Next Post

E Diela sjell mot të ngrohtë dhe me diell në Kosovë dhe rajon

Next Post
E Diela sjell mot të ngrohtë dhe me diell në Kosovë dhe rajon

E Diela sjell mot të ngrohtë dhe me diell në Kosovë dhe rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.