Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Trajneri i Serbisë: Me shqiptarët jemi miq të futbollit, kërkesa për dy milionë bileta tregon atmosferën

Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka folur me tone paqësore dhe sportive në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Valon Arifi by Valon Arifi
02/06/2025
in Sport
0
Trajneri i Serbisë: Me shqiptarët jemi miq të futbollit, kërkesa për dy milionë bileta tregon atmosferën
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë për shtyp, Stojkoviq u ndal te atmosfera elektrizuese që pritet, duke thënë se kjo është një ndeshje me rëndësi të madhe për të dy ekipet, por mbi të gjitha mbetet një përballje sportive.

“Është vetëm një ndeshje futbolli. Ata janë miqtë tanë të futbollit. Kemi raporte shumë të mira me Federatën Shqiptare. Jemi të përfshirë bashkë në organizimin e Kampionatit Evropian për të rinj. Të gjitha tensionet politike dhe deklaratat provokuese nuk na interesojnë dhe nuk do të ndikojnë në ndeshje,” deklaroi ai.

Stojkoviq shtoi se atmosfera në stadium do të jetë e jashtëzakonshme, duke iu referuar interesimit masiv për bileta: “Kam dëgjuar se janë kërkuar deri në dy milionë bileta. Natyrisht, nuk ka stadium në botë që mund t’i mbajë, por kjo tregon sa e madhe është etja për këtë përballje.”

Duke vlerësuar lartë ekipin shqiptar, ai theksoi se Serbia nuk do të udhëtojë për t’u mbrojtur. “Shqipëria është një skuadër shumë cilësore, me lojtarë që luajnë në ligat më të forta të Evropës. Por edhe ne kemi përvojë dhe jemi të përgatitur të luftojmë për fitoren,” tha ai.

Trajneri serb shprehu bindjen se ndeshja do të zhvillohet pa incidente dhe se pritja në Tiranë do të jetë e ngrohtë: “Nuk jam i shqetësuar. Pres një atmosferë të zjarrtë, por sportive. Lojtarët tanë nuk janë të papërvojë. E dimë çfarë na pret.”

Ndeshja Shqipëri–Serbi, përveçse me rëndësi për pikët kualifikuese, tërheq vëmendje të jashtëzakonshme për shkak të historikut të ndërlikuar mes dy vendeve. Megjithatë, mesazhi i trajnerit serb synon të vendosë theksin te sportiviteti dhe respekti mes dy kombeve nëpërmjet futbollit.

Related

Previous Post

Mahmut Orhan sjell një eksperiencë unike me Curious X

Next Post

Shpërthen vala e parë e të nxehtit: Temperaturat deri në 35°C

Next Post
Shpërthen vala e parë e të nxehtit: Temperaturat deri në 35°C

Shpërthen vala e parë e të nxehtit: Temperaturat deri në 35°C

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.