Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike, me qëllim përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Takimi do të mbahet në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në sallën C301.
Sipas njoftimit nga Presidenca, pas përfundimit të takimit do të publikohet një komunikatë për media.